Sigal

Kryeministri Rama është pyetur në Korçë në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut e cila u dhunua nga djali i deputetit të PS-së të cilin e denoncoi në polici.

Rama tha se çështja duhet të hetohet dhe kjo do të ndodhë sipas tij, pasi policia ka respektuar procedurën deh sipas tij edhe nëse dikush ka dashur të prishë hetimin nuk ka mundur.

I pyetur se përse nuk është arrestuar djali i deputeteit socialist siç ndodh në këto raste me të tjerë, Rama tha se ai nuk ka asnjë përgjegjësi pasi arrestimet i bën prokuroria.

“Së pari arrestimet nuk i bën qeveria, nuk ibën kryeministri. S’kam asnjë asnjë përgjegjësi, dhe është prokuroria që do të kryejë hertimët”, u shpreh Rama.

“Vajza po ridhunohet nga Partia Demokrtatike, media, dhe analistë që e kanë kthyer në topa të luftës tyre politike”, shtoi ai.

Duke iu referuar oficerit Emiljano Nuhu, Rama e konsideroi një horr që braktisi detyrën

Do ta ndjekim këmba-këmbës atë horr që u kthye në hero, në vend që të vazhdonte hetimin braktisi detyrën për të marrë azil”, tha kryeministri.

Kryeministri u shpreh se nëse deputeti socialist, Rrahman Rrahja është I impikuar, edhe për atë do të zbatohet njësoj ligji.

I pyetur nga gazetarja e ‘Fax News’ Ledjona Xheladinaj mbi versionin deputetit socialist se “bëhet fjalë për çështje xhelozie”, Rama tha se nuk I intereson ky variant, por vetëm ai i prokurorisë.

“Për Partinë Socialiste askush nuk është mbi ligjin. Ky qëndrim nuk është vetëm me fjalë, por e kemi materializuar me fakt, ndryshe nga të tjerët. Së pari, jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis, ku kjo kohë e mbrapsht e gënjeshtrës dhe e shpifjes së kthyer në terror informativ mishërohet tek partia kryesore e opozitës në këtë kohë. Unë nuk mund t’iu përgjigjem akuzave halucinante, për mua  edhe për kolegët e mi. Sa  më takon mua për vajzën, policia ka bërë punën e saj, ndërsa djali i deputetit nuk ka patur trajtim preferencial Së dyti-Vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Inkurajoj dhe mbështesë organe e drejtësisë të çojnë çështjen deri në fund. Së treti, abuzimi i vajzës në publik.  Partia Demokratike ka dhunuar së dyti së bashku me analistet. E kanë kthyer mish për top për interesat e tyre. Shpresoj që ju të bëni detyrën deri në fund, që të shpallim të vërteten në lidhje me një horr, të shpallur në hero”, tha Rama.