Shpërthen poetja vlonjate: Rama e përdori përkujtimoren e Otrantos për fushatë

560
Poetja nga Vlora Anila Toto ka shkruar sot mbi përkujtimoren e 20-të të tragjedisë së Otrantos duke thënë disa fjalë të kripuara për kryeministrin Rama dhe fjalimin e tij sot.
“Të bie në sy fjala e kryeministrit e cila lë për të dëshiruar. Sigurisht ai di të flasë, edhe bukur madje, por sot nuk ishim mbledhur për fushatë elektorale e aq më tepër në një ditë përkujtimore zie. Kjo është një tragjedi më vete,”- shkruan Toto në rrjetet sociale.
POSTIMI:
Sot isha e pranishme në ceremoninë e 20-vjetorit të Tragjedisë së Otrantos. Kishte miq,të ftuar e intelektualë. Qyteti ynë është një qytet me derte dhe I dhemb shqiprti e lëndohet herë pas here. Por më shumë lëndohet kur nuk arrijnë ta vlerësojnë sic duhet. Ishte një aktivitet me nivel, klas e seriozitet realizuar nga Fate Velaj. Gjithë rrugëtimi ishte konceptuar bukur. Ish-kryetari i Brindizit, i cili u vlerësua me titullin qytetar nderi për qytetin e Vlorës, foli me një seriozitet e klas të tillë që u vendos një heshtje nderimi e respekti si dhe të gjithë u ndjenë të vlerësuar. Po kështu edhe kryetari i bashkisë, edhe Fate Vela si orator dhe organizator i mirëfilltë pati shumë sukses, miqtë u përpoqën të shprehnin sa mundën por…
Të bie në sy fjala e kryeministrit e cila lë për të dëshiruar. Sigurisht ai di të flasë, edhe bukur madje, por sot nuk ishim mbledhur për fushatë elektorale e aq më tepër në një ditë përkujtimore zie.
Kjo është një tragjedi më vete por..
Ka një diferencë të madhe midis nivelit të fjalimit të tij me nivelin e fjalimit të homologëve bashkëkohorë. Nuk është fjala për kurajon, snobizmin, artin dhe liderin brenda tij. Niveli dhe gjuha shprehëse lënë për të dëshiruar.
Të gjithë duam të prezantohemi nga njerëz që dinë të shprehin aspiratat me atë besim dhe nivel sipas postit që përfaqëson. Këta njerëz i zgjedhim pikërisht për këtë. Ata duhet t’i shërbejnë votuesit të tyre me të njëjtin nivel. E unë do të doja të isha krenare për atë që më përfaqëson. Unë jam një qytetare e thjeshtë dhe një zë i lirë.
20 vite nga tragjedia e Otrantos, në të cilën humbën jetën 105 persona, kryeministri Edi Rama deklaroi para familjarëve dhe të pranishmëve në një takim enkas në Vlorë, se shpreson që ngjarje të tilla tronditëse nuk do të ndodhin më.
Nga ana tjetër kreu i qeverisë theksoi se fajtorët e vërtetë të fatkeqësisë nuk janë ndëshkuar, ndërsa sipas tij është me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi. Po ashtu Rama pohoi se kujtesa është hap i pashmangshëm për të kujtuar të ardhmen.
Sigal