Shpërthen Manjani:Rama presion Metës. Partnerët kërkuan shkarkimin e Tahirit

450
Sigal

Për më shumë se 30 minuta Ylli Manjani,
i cili deri në orët e para të paradites së sotme mbante postin e ministrit të
Drejtësisë, para se kryeministri të firmoste shkarkimine  tij ka
shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.


Pjese nga deklaratat e ministrit ne
Konference 


Ora 13: 32 Unë e di pse nuk është
arrestuar Klement Balili 


Manjani: Dita kur Ardian Çipa shefi
i interpolit ka informuar se ndaj Klement Balilit ka një urdhër arrest. Që nga
ky moment detyra është arrestimi i tij. Është bërë arrestimi jo? Unë e di pse
nuk është arrestuar. Sepse policët atje flenë, flenë në Santa Quaranta


Manjani: Qeveria, pa dakordësinë e
Ministrit të Drejtësisë, ka dhënë 2 milionë euro për një studio avokatore që do
të merreshin  me Becchetin dhe e humbën, pa dakordësinë e Ministrit të
Drejtësisë


Manjani: Pa tender jepeshin shuma
400 mijë deri 4 milionë euro me demek shërbime avokatie. Nasip Naço i refuzoi
dhe unë i kam refuzuar të gjitha. Dhe përgjigjja ishte të heqim Avokaturën e
Shtetit nga varësia e ministrit


Ora 13: 23 Manjani: Shkarkimi im
është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia në raport me kanabisin. Ka qenë
dicka therëse, sepse dalëngadalë po dalin petët e lakrorit


Ora 13:  19 Manjani: Llogma e
korrupsionit ndahet në qeveri në gjykatë ndahet bakshishi. Prokurorët
gjëmohen nga trupat operacionale të policisë pa urdhër


Ora 13: 10 Manjani: Jam kundër
reformës për sundimin e gjyqësorit nga politika. Gjykata e prokurori që heton
qeverinë është kriminel e trafikant. Jo ore pse kjo qenka reforma. Për këtë
shkarkohem unë. Nuk kam asgjë tjetër.


Partnerët kërkuan shkarkimin e Tahirit


Manjani: Unë kam thënë të
arrestohet Klement Balili, i vetmi zyrtar që e kam bërë këtë sistematikisht dhe
ndërkohë që unë bëjë këtë, drejtora të policisë hanin e pinin tek Santa
Quaranta, janë të regjistruara të gjitha këto dhe i kanë shërbimet partnere. Më
gjeni një zyrtar të dytë që e ka bërë këtë?! Une nuk kam kompleks dhe as më
interesohen fare Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të
Brendshëm, jo i imi. Duhet ta shkarkonte, ja kanë kërkuar partnerët e di mirë
ai. Por do të shmangë vëmendjen, kjo është arsyeja  dhe nuk ka ndonjë
problem që të ndahem, unë me Edi Ramën jam ndarë, nuk ishte kjo tema. Këtu
ishte problem do bëjmë një qeveri të përbashkët në favor të njerëzive, kam qenë
dhe mbetem një nga besnikët e të majtës së bashkuar, por jo të majtës së bashkuar
në emër të krimit. Që ti themi të majtëve hajde të votoni se ska rrugë tjetër
dhe pastaj të qeveresim me të tjerët.


Manjani: E vërteta e kësaj qeverie
është se është e kapur dhe është jashtë cdo standardi


Ministra të Ramës kanë fjetur me
dashnoret në Santa Quaranta


Manjani: Nuk është e rastësishme që
është tentuar të asociohet në emrin tim dosja e Klement Balilit, po ndërkohë që
në Tiranë behej thash e theme i asocimit të emrit tim me Klement Balilin, në
Santa Quaranta ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret. Kjo është e vëreteta,
flinin aty. Dhe unë këto nuk i di se jam djalë i menxhuar, por janë të
regjistruara nga shërbimet partnere dhe kam marrë përgëzime nga shërbimet
partnere për denoncimin e kanabisit. Pse u bë tani? Për të shmangur vëmendjen.
Kryeministri priste dorëheqje  por unë nuk jap dorëheqjen se skam bërë
krim.


Ilir Metes i jam mirenjohes


Manjani: ” U njoftova nga mediat
për shkarkimin tim. Duhet të komunikojmë përmes medias sepse dhe Whatss up dhe
sms nuk funksionojnë. Kam qenë dhe mbetem profesionist. Ilir Metës i jam
mirënjohës


Mbledhjet e qeverisë jane
antikushtetuese. Ministrat nuk lejohen të flasin në mbledhjen e qeverise”


Rama ka harxhuar kohë për ti bërë
presion Metës. Ajo që thotë është se unë flas pa lejen e Fugës. Në një sistem
demokratik ministrit kërkohet ti mbyllet goja. Shkarkohesh se flet pa lejen e
Fugës


Manjani: Kjo qeveri është e kapur


Manjani:  Nuk është krim të
flasësh. Përgjigja e tij është në qeverinë time nuk flitet. Nuk mund të jetë
ministri zëdhënës shtypi i propagandës së qeverisë dhe nuk kemi asnjë problem
ndërkohë që njerëzit dalin partizan në mal me 20 mijë lekë dita dhe 40 mijë
lekë në jug dita e punës. Mua s’më lidh asgjë me këtë qeveri. Ndihem i
nderuar që jam i shkarkuar.Do të ndihesha i fyer nëse jepja dorëheqje, sepse
nuk mund të marr përsipër kanabizimin e vendit dhe nuk mund të marr përsipër
përgjegjësinë e marrjes së vendimeve në kushtet e presionit të bizneseve të
paligjshme të trafikut.


Unë nuk hyj në debate të mëtejshme nëse
koalicioni vazhdon apo jo, kjo nuk më takon mua dhe nuk dua të dëgjoj më këtë
histori. E vërteta është që kjo qeveri është e kapur dhë është jashtë çdo lloj
standardi dhe ligjor. Në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur,
verifikojeni te TIMS se gjysma e ministrave ishte jashtë shtetit. Ai vendim
duhej marrë se duhej shkarkuar një i dekriminalizuar, por u dha për mediat dhe
të guxojë ta bëjë një gjë të tillë një qytetar i thjeshtë, të firmosë një cop
letër e harrojnë në burg për fallcifikim dokumentash. Kryeministri firmos
vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Çfarë quhet? Si mund të jetë dakord
ministri i Drejtëesisë me këtë?


Ndarje e madhe kur fola për kanabisin


Manjani: U shtua presioni për
largimin tim ditën kur kam folur për kanabisin. Ajo ka qenë krejtësissisht një
ndarje shumë e madhe dhe bëra një deklaratë si qytetar i shqetësuar dhe ky
është fakti. Nuk kisha asnjë gjykim dhe asnjë prapamendim, por kryeministri u
nervozua, shty me radhë dy ministra të flasin kundër meje, i falenderoj unë nuk
kam asnjë kundërshtim me ta. Që pas asaj situata është shtuar presioni, jo ndaj
meje, por ndaj Metës. Unë e di pse!


Rama presion Metës për shkarkimin tim


Manjani:  Që prej verës së
kaluar  kryeministri ka harxhuar kohë për të bërë presion, jo mua por
kryetarit të Parlamentit për të më shkarkuar. Arsyen e di ai, por ai që thotë
është që unë flas pa leje në media, pa lejën e Fugës. Ministrit në një sistem
demokratik tentohet ti mbyllet goja. Pra po fole pa lejen e Fugës shkarkohesh,
po guxove të flasësh shkarkohesh. Rri urtë, bëj ndonjë tender, mos fol në media
je burri i mirë. Ky është mesazhi që jep kryeministri në 6 muajt e fundit.
Sigurisht Ilir Meta nuk i ka pranuar. Ai mbetet në anën e ligjit, por kjo ka
qenë e vërteta.


Është e ndaluar në bazë të Këshillit të
Ministrave që ministrat të flasin për çfarë ndodh në qeveri nuk e kam bërë unë
e keni bërë ju dhe ju falenderoj. Një debat të parë që kemi bërë për një vendim
që erdhi nga ministria e Energjisë për një koncesion për ndriçimin e rrugëve.
Parandjeva dhe parandalove, e denoncova madje se kjo është një praktike
korruptive. Megjithatë qeveria e kaloi me dhunë për një ditë që unë nuk isha në
mbledhje të qeverisë. Kjo ka qenë përplasja e parë. Nuhata dhe denoncova se
shteti nuk po mbronte investimet e huaja dhe për fat të keq pas kësaj deklarate
timen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për fat të keq u rraf një
biznesmen dhe u përze nga Shqipëria. Këto janë paralajmërime të mia për akte
korruptive. Kam marrë nismë për këto, por jamë refuzuar nga  sekretari i
përgjithshëm i Këshillit të ministrave që ska lidhje fare, që është një nëpunës
civile që del edhe mbi ministrat dhe krijon këto situata. Këto janë të
papranueshme për mua. Këto kanë qenë pak a shumë debatet, por debati më i madh
është pse flet me mediat.


Ministrat nuk lejohen te flasin ne media


Manjani: Faleminderit shumë sepse
ishit ju që më njoftuat që jam shkarkuar se unë nuk di gjë në këto momente që
po flasim. Po kështu u katandis kjo qeveri tani skemi çfarë bëjmë, do të duhet
të komunikojmë nëpërmjet medias sepse dhe sms nuk funksionojnë. Flm unë u jam
shumë mirënjohës mediave për komunikimin që kemi pasur deri sot dhe që më keni
dhënë mundësinë që bashkë me ju të përcoj mesazhe profesionale dhe parimore
sepse në jetën time ka qenë profesionit, politika ka qenë një mjet për të
zhvilluar parimet profesionale. Të qënit ministër  është një nga detyrat
më të rëndësishme, aq më tepër ministër i Drejtësisë për çdo jurist është një
karrierë shumë e rëndësishme dhe mua mu dha kjo mundësi, ma dha LSI këtë
mundësi pa as më të voglin diskutim ma dha Ilir Meta të cilit i jam mirënjohës,
sepse në fakt pas gjithë investimit publik dhe politik timit personal, i
mungonte karrierës time kjo detyrë, unë e kreva ashtu si dita. Bëra më të mirën
që kisha mundësi. Nuk është ajo që doja të ishte dhe do tua them pse, sepse
realisht kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një proces që jo vetëm s’kishte
lidhje me profesionalizmin po as me kushtetutën de vendit dhe ligjin. Mbledhja
e qeverisë është një akt formal, krejtësisht antikushtetues. Ministrat e
qevrisë nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë, kjo ka qenë e
papranueshme për mua. Sigurisht me kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për
cështje personale, por për cështje parimore dhe ligjore. Kam pasur kam thënë i
kanë të regjistruara aty.