Shpërthen lufta në PD, njerëzit e Berishës: Basha ik

607
Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, disa anëtarë të Këshillit Kombëtar, në 2 deklarata të ndryshme, kërkojnë largimin e kryetarit
Kanë nisur përplasjet në Partinë Demokratike, vetëm 48 orë nga dita e zgjedhjeve, ku demokratët morën një rezultat zhgënjyes. Një grup anëtarësh të Këshillit Kombëtar, përfshirë edhe disa drejtues departamentesh, e cilësuan Lulzim Bashën, kryetar të Partisë Demokratike, si përgjegjësin e humbjes në zgjedhje. “Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj”, thuhet në njërën deklaratë. Në këtë grup spikasin disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit Sali Berisha, përfshirë dhëndrin e tij dhe disa prej këshilltarëve gjatë kohës që drejtonte qeverinë. Megjithatë, vetë Berisha ende nuk ka bërë një deklaratë publike për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe rezultatin e saj zgjedhor. Ata e kritikojnë kreun demokrat se “bëri një fushatë për Listën Basha, duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës, si kriminalizimi i Parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS-së”.

Gjithashtu, një grupim tjetër, më i zgjeruar, ku spikasin edhe disa ish-deputetë, i kërkuan Bashës “dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje, si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij”. Ndër kërkesat e tjera është edhe fillimi i një “procesi të analizës dhe reflektimit serioz e të përgjegjshëm për rindërtimin e shpejtë të PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri”. Grupi kundërshtar i Bashës kërkon “zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë”.
Mandati katërvjeçar i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike përfundon më 22 korrik dhe demokratët duhet të votojnë në bazë të parimit “një anëtar, një votë”.
“T’i hapet rrugë rinovimit të PD-së”
Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falënderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.

Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22-vjeçarët e FRPD”.

Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.

Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!
1 – Arben Skënderi, anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
2 – Avenir Peka, anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
3 – Edith Harxhi, anëtar i KK
4 – Edvin Kulluri, anëtar i KK
5- Endira Bushati, anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
6 – Fabian Topollaj, anëtar i KK
7 – Gent Malko, anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
8 – Grigels Muçollari, anëtar i KK
9 – Gent Minarolli, anëtar i KK
10 – Gjergj Lezhja, anëtar i KK
11 – Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
12 – Julian Deda, anëtar i KK, koordinator
13 – Juela Meçani, anëtar i KK
14 – Leonard Olli, anëtar i KK
15 – Ledina Aliolli, anëtar i KK
16 – Mirgen Lata, anëtar i KK
17 – Valbona Mezini, anëtar i Kryesisë, Sekretare
18- Suzana Guxholli, anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
19 – Tomorr Alizoti, anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
“Analizë për ringritjen e së djathtës”
Disa personazhe të njohur në PD kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pas rezultatit të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të shqetësuar:
– Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;
– Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkurruese elektorale dhe organizative të PD-së;
– Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4-vjeçare;
– Për kërcënimin e identitetit tonë si demokratë nga goditjet sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD;
– Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve vendimmarrëse të PD-së;
– Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë, shpresëdhënëse për demokratët;

Të ndërgjegjshëm për peshën e rëndë të misionit opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramës, e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës;

Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë, për raste të tilla;

Kërkojmë:
1 – Dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit, Lulzim Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje, si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.

2 – Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e të përgjegjshëm për rindërtimin e shpejtë të PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.

3 – Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.

I bëjmë thirrje çdo demokrati që t’i bashkëngjitet listës së hapur që shoqëron këtë qëndrim.

Besnik Mustafaj
Gjergj Lezhja
Tomorr Alizoti
Julian Deda
Leonard Olli
Zana Guxholli
Majlinda Bregu
Genc Ruli
Ridvan Bode
Armand Teliti
Astrit Patozi
Keltis Kruja
Agron Musaraj
Igli Cara
Ardian Kollozi
Rajmond Hoxha
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Bedri Hoxha
Roland Keta
Kreshnik Bozho
Gent Minarolli
Mirgen Lata
Shrefedin Shehu
Fabian Topollaj
Grigels Muçollari
Arieta Keci
Andi Përmeti
Kozma Dashi
Ferdinand Shehu
Roland Keta
Dashnor Sula
Shaban Memia
Arqile Gorea
Artur Shehu
Vasillaq Ndreko
Ermira Qosja
Luter Nuraj
Atird Hoxha
Viktor Bezhani
Gjovalin Bzheta
Edi Veçani
Vilson Haxhiraj
Agron Hasanbasha
Mirela Muçaj
Remzi Haxhiu
Bedri Luku
Iriat Hyka
Mirela Hasanaj
Ilia Milo
Artur Ajazi
Edlira Jakova
Renato Preza
Koço Bello
Valter Miza
Ramadan Hoxha
Genci Doci
Ilir Laci
Bedri Mihaj
Florian Dani
Vasillaq Ngresi
Nexhmi Dokollari
Ermir Petriti
Demir Gjana
Spartak Shaholli
Armand Cenolli
Aurel Agolli
Ilir Kondi
Ndue Paluca
Guri Tatari
Ilir Krosi
Kristo Cipa
Nexhmie Xhuveli
Vasil Milo Rrapo
Sigal