Shpërthen Luan Rama: Injorantë deri në neveri, Arta Marku nuk është zgjedhur “prokurore e përkohshme”

436
Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar ashpër me një status në Facebook, ku shprehet se posti i Kryeprokurorit të Përkoshëm nuk ekziston.
Në postimin e tij ai paraqet dhe një ligj sipas të cilit ka zëvendësues të Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorur të përkohshëm.
Sipas Luan Ramës, ata që e emërtojnë të tillë, janë injorantë të trukuar prej servilizmit.
Status i plotë
Një sqarim për Kryeministrin dhe të gjithë ata që flasin pa e njohur ligjin:
Zonja Arta Marku nuk është zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme!
Në Kuvend, por edhe në media, nëpër emisione televizive a debate në to, në rrjete sociale e gjithkund; të gjithë, madje edhe juristë, ndë ta më të zellshmit në injorancën e tyre prej shoqërisë civile, flasin për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithëshme të Përkohëshme! Injorancë e trukuar prej një servilizmi bajat e të pështirë të ca pseudointelektualëve që mezi presin të shfaqen në krah të qeverisë, ani pse injorantë deri në neveri!
Zonja Arta Marku nuk ështē zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme! Sepse as në Kushtetutë e as në ligj nuk ekziston një emërtesë e tillë! Nuk ekziston funksioni Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm!
Ja çfarë thotë ligji 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, në nenin 109, pika 2 që është një dispozitë kalimtare:
“Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”.
Pra është vetëm një prokuror zëvendësues dhe JO PROKUROR I PERGJITHSHEM I PERKOHSHEM!
Ndryshimi nuk është formal, por thelbësor! Sepse Kuvendi nuk ka tagër kushtetues të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm, kompetencë që vetë Kuvendi me ligj ia ka dhënë Këshillit të Lartë të Prokurorisë!
Sot Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, por ka vetëm nje prokurore zëvendësuese që në kundërshtim me Kushtetutën është caktuar të kryeje funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm!
Sigal