Shpërthen Kryemadhi: Haki Droga të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie

529
Akuzave të forta të Metës u është bashkëngjitur edhe deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi. Përmes një statusi në facebook, ajo sulmon ashpër kreun e Policisë së Shteti Haki Çako duke quajtur Hako Droga. Kryemadhi ka kërkuar që të ndalen personat që lëvizin me makina policie dhe dhunojnë njerëzit. Ajo theksoi se uraganin LSI nuk e ndal dot Çako me falangat e tij

Postimi i Kryemadhit 
Kanë mbetur edhe 9 ditë nga fitorja e uraganit, frika e falangave të krimit në policinë e shtetit ka nisur të godasë militantët dhe drejtuesit e LSI. Çdo tentativë për të na frikesuar është e kotë, sikundër edhe njëherë i them Haki Drogës se është mirë të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie dhe jo të dhunojë ata që rregullojnë muret e shtëpive të tyre.

Të arrestojë të kërkuarit nga interpoli dhe jo të keqtrajtojë mbështetësit e LSI. Të arrestojë hajdutët e bankave, paratë e të cilave po i perdorin për fushatë, të fusë në burg trafikantët e kanabisit dhe krerët e policise të përfshirë në këtë trafik. Por Haki Droga nuk e bën këtë, sepse i tmerruar nga mitingu i LSI, po përdor çdo mënyrë e çdo mjet për të goditur Forcën e Parë të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke harruar që e ka të kotë, sepse përballë të rinjve çdo intrigë apo sulm është vetëm një përpjekje qesharake dhe e dështuar. Sepse të rinjte e Shqipërisë besojnë te LSI, tek alternativa e saj dhe askush, sado kriminelë apo para të pisët të ketë grumbulluar nuk mund të përballet me forcën e tyre.

Ndaj sot me shumë se kurrë uragani i fitores është në kulmin e tij i pashqetësuar nga cingërrimat e Haki Drogës dhe falangave të tij që do të marrin përgjigjen që meritojnë vetëm pas 9 ditësh.
Sigal