Shpërthen keq Ylli Manjani: EURALIUS zorrë qorre, e Rilindjes së Edi Ramës

599
Ish-ministri i Drejtësisë ka ashpërsuar gjuhën me misionet e huaja në Shqipëri, që janë marrë që nga fillimi dhe në vazhdim me Reformën në Drejtësi.
Vetëm dy ditë pasi EURALIUS botoi një manual se si do të funksionojnë organet e reja të drejtësisë, KLP, KLGJ dhe SPAK, ka ardhur një reagim i fortë i Manjanit, shoqëruar edhe me akuza se këto misione janë vënë krejtësisht në shërbim të kryeministrit Rama.
Sipas Manjanit misioni i BE në Shqipëri, EURALIUS, po funksion si zorrë qorre e qeverisë dhe po fsheh një të vërtetë të madhe. Për këtë të vërtetë, thotë Manjani, fatkeqësisht po hesht edhe opozita.
Statusi i plotë në Facebook i Ylli Manjanit
Edhe sikur të ngrihet sot KLGJ dhe KLP nuk marrin dot vendime. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet e ligjit “ për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, sipas të cilave rregullohet vendimarrja e këtyre organeve.
Me fjalë të tjera KLP nuk bën dot asnjë një mbledhje që të zgjedhë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, as për prokurorët e SPAK sepse nuk ka ligj. Ky është vakumi tjetër i madh që qëllimisht fshihet nga Rilindja për të mbajtur funksionimin e organeve të reja drejtësisë nën efektin e kaosit dhe për ti kontrolluar ato.
Tashmë precedenti që shumica politike vendos edhe jashtë rregullave të Kushtetutës, do të shtrihet edhe tek KLP dhe KLGJ e re, në kushtet kur nenet që tregojnë se si i marrin vendimet janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese!
Kështu që nxitimi për të zgjedhë KLGJ dhe KLP, aq më tepër në kushtet kur propozohe emra që nuk plotësojnë kriteret ligjore nuk e zgjidh krizën e sistrmit të ri të drejtësisë! Mjegulla mbi drejtësinë do shtohet dhe kontrolli politik i vendimeve të saj po bëhet gjithnjë e më shumë i dukshëm!
E përsëris ligjërisht as KLGJ e AS KLP nuk mund të marrin dot asnjë vendim në një mbledhje të rregullt plenare!!! Nëse do merrnin vendime, ato do ishin thjesht politike!
Ekspertët e EURALIUS, që tashmë janë shndërruar hapur në zorrën qorre të Rilindjes, kanë shpikur një manual veprimi, por që nuk i jep zgjidhje këtij vakumi ligjor shumë të rrezikshëm.
Ky është vakumi nëpërmjet të cilit Rilindja pritet të marrë krejtësisht nën kontroll drejtësinë e re! Por për këtë nuk flet as Ekspertiza e as ambasadorët… Rilindja jo e jo. Për fat të keq as Opozita!
Zgjidhja është: Parlamenti urgjent duhet të plotësojë vakumin në ligje që është krijuar nga vendimi nr 34 i datës 10 prill 2017 i Gjykatës Kushtetuese Ky është veprimi i parë, pastaj është emërimi i KLGJ dhe KLP.
Emërimi i tyre dhe vënia nën presion për të funksionuar pa ligj është vijim i puçit Kushtetues të zgjedhjes se Prokurorit të përkohshëm!
Kështu zgjidhet kjo krizë, të paktën ligjërisht! Manualët e zorrëve qorre të ekspertëve që duan një dakortësi nga qeveria për të vijuar të mirëpaguhen, nuk ndihmojnë sistemin por Rilindjen!
Sigal