Shpërthen Blushi në Kuvend: Dua që qeveria ime të mos qeverisë si Saliu, por pa Saliun

422
Deputeti Ben Blushi ka shfrytezuar debatin per pr/ligjin e hapjes se dosjeve per t’ju pergjigjur kolegeve te tij deputete mbi kritikat per deklaratat dhe letrat e hapura qe Blushi ka publikuar ne media javet e fundit. Blushi ka akuzuar hapur qeverine aktuale se po qeveris si ish-kryeministri Sali Berisha, “por pa Saliun”,- tha ai.
Ben Blushi: Përshëndes kolegët të krahut të majtë që korrigjuan heqjen e nenit famëkeq që ai që ska mundësi të paguajë energjinë t’i sekuestrohet banesa një fukarai. Por kjo ka edhe një rëndësi tjetër, kjo tregon se kjo shumicë ka mundësi të korrektojë veten, dhe ky është një fyumëzim i madh për njerëz si puna ime qe kane vendosur te flasin. Për Shqiperine ka më shumë rendesi e verteta se sa partia, e verteta se sa PS. Kam folur për shumë vite për nevojën që ka Shqipëria, për uljen e cmimit të energjisë, për terrorin që u është ushtruar mbi të varfërit, per rritjen e papunësisë, borxhit publik, do vazhdoj ta bëj deri në frymen e fundit se kjo që ndodhi sot më jep edhe mua pak besim…
Sigal

Ka shumë kolegë këtu qe me kane thene ditet e fundit se perse flas keshtu. Ka shume kolege qe thone se papunesia nuk eshte rritur, borxhi nuk eshte rritur…i mirekuptoj ata që flasin kështu…mbase kanë nevojë të mbarojnë ndonjë punë, se të mbarosh ndonjë pune me këtë qeveri sot është shumë e vështirë,..ndonëse mbarojnë një punë duke më sharë mua, …edhe këta i mirëkuptoj, këta që akuzojnë për të mbaruar punë për vete…per te marre ndonje tender… ka edhe ca të tjerë që thone se unë flas me gjuhën e Saliut, edhe këta që më kanë detyruar të vij sot të flas une i mirekuptoj. do ju them një gjë ju qe me thoni se une flas me gjuhen e Saliut..

Saliu eshte nje fantazem qe disa i ndjek, ndersa disa të tjere e ndjekin. Mua as me ndjek dhe as e ndjek por pyetja eshte kush e ndjek Saliun? Ata qe thone se papunesija eshte rritur ne shqiperi ne dy vitet e fundit apo ata qe kane ne dore ta ulin papunesise dhe spo e bejne sic u premtua me 300 mije vene pune?

Kush e ndjek Saliun?

Ata qe thone se shqiptaret e varfer marrin sot me pak ndihme nga shteti apo ata qe kane ne dore ta rrisin ndihmen ekonomike për 100 mije familje të varfera qe jetojne me 2 mije leke ne dite?

Kush e ndjek fantazmen e saliut?

Ata qe thone se cmimi energjise eshte rritur pertej mundesive të familjeve për ta paguar apo ata qe kane ne dore ta ulin dhe nuk po e bejne duke e blere energjine nga jashte me shtrenjte dhe duke shitur energjine tone me lire për tregjet e huaja?

Kush e ndjek Saliun?

Ata qe erdhen ne pushtet për të lare borxhet e tij qe shkuan mbi 60 për qind të gdp kombetare apo ata qe moren edhe 1 miliarde dollare të tjera borxh për me pak se dy vjet cka nuk ishte e domosdoshme?

Kush e ndjek fantazmen e Saliut?

Ata qe thone se duhet të rriten të ardhurat duke balancuaar barren mes të pasurve dhe të varferve apo ata qe sic deklaruan edhe dje megjithese kane rritur të gjitha akcizat kane mbledhur me pak para ne buxhet qe u mungojne rrugeve,shkollave pensioneve dhe pagave?

Kush po e ndjek fantazmen e saliut?

Ata qe thone se duhet të shtojme mbeshtetjen dhe solidaritetin për të mjeret për të shmangur shfarosjen e fshatrave dhe qyteteve tona,apo ata qe thone se fajin për zbrazjen e fshatrave të Shqiperise e ka gjermanija qe kerkon hidraulike,elektriciste dhe puntore krahu?

Kush e ndjek fantazmen e Saliut?

Ata qe thone se duhet investuar me shume ne arsim public për tu bere nje vend qe konkurron me dije, apo ata qe po sjellin ne parlament nje ligj qe financon universitetet private qe Saliu i ktheu ne zyra pune?

Kush e ndjek Saliun?

Ata qe flasin apo ata qe qeverisin?

Ata qe flasin duke kerkuar ndryshim të kursit të reformave ne dobi të te varferve dhe shteses se mesme apo ata qe konsiderojne reforma marrjen e shtepise ne sekuestro për shkak të faturave të energjise?

Kush e ndjek ne kete vend standartin e Saliut?

Ata qe thone se duhet të qeverisim ndryshe duke mbajtur premtimet elektorale për shendetesi falas,per legalizime falas,per libra falas,per ulje të cmimeve, për ulje të taksave për të varfrit apo ata qe ne mungese të reformave kane marre ne koalicion të gjitha partite e saliut duke i shperblyer me vende pune qe ia marrin partise se vet?

Kush e ndjek fantazmen e saliut?

Ata qe thone se duhet të dyfishojme ndihmen ekonomike,ata qe thone se duhet të rrisim pagat dhe pensionet, ata qe thone se duhet të shtojme investimet ne zonat e varfera apo ata qe besojne se mjerimi nuk duhet të sherohet, por duhet lyer dhe zbukuruar me pishina,me kulla,me pista skish dhe me ishuj mbi lumenj?

Kush e ndjek saliun ne kete vend?

Ata qe thone se partite tona duhet të jene demokratike dhe të hapura apo ata qe futen kriminelet ne parlament duke e shitur për koncidenca faktin qe nje makine deputeti nuk kontrollohet megjithese sipas policise ka brenda kokaine?

Kush e ndjek Saliun pra?Ata që po qeverisin me stilin e Saliut pa Saliun?

Ja pra kjo eshte ceshtja:ne po qeveriim si saliu pa saliun.

Une nuk e pranoj kete sic nuk kam pranuar Saliun as dje dhe as fantazmen e tij sot dhe pavaresisht nga kostot e mija do ta them pa pushim sepse jami bindur qe kosto të vertetes eshte me e shijshme se cdo kosto edhe kur ajo eshte e dhimbshme.

Kush e nuk e di kete le të pyese fatntazmen e Saliut sepse ajo të tregon se cfare nuk duhet të besh dhe se si mund të kthehesh ne fantazem qe ndjek dhe e ndjekin.

Kush ndjek fantazmat duhet ta dije se fantazmat duan shoqeri duan shoke, duan njerez qe tu ngjajne atyre, duan miq për të vrare vetmine.

Fantazmat jane njelloj si hijet.

Po ti ndjekesh të ndjekin dhe nuk të ndahen derisa të bejne si veten!

Saliu pra do shoke dhe une ju them gjithe shokeve të mi mos i beni shoqeri Saliut!