Shpërthen Ambasadorja: PD dhe PS fshehin kandidatët e inkriminuar, i gjeni në Google!

506
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka dhënë dje mesazhe të forta për të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në 21 qershor. Ajo u ka kërkuar atyre të kërkojnë në Google për emrat e kandidatëve, përpara se të zgjedhin përfaqësuesin. Mesazhet e Vlahutin kanë lidhje me dekriminalizimin dhe disa kandidatë që kanë rekorde kriminale. “Kjo është zgjedhja jua dhe liria juaj për të votuar në mënyrë individuale, pa u ndikuar nga familja. Ju lutem të denonconi çdo rast që vëreni se po ju manipulojnë apo tentojnë tu blejnë votën. Është shumë e rëndësishme të ushtroni të drejtën e votës pa ju cunguar liritë, sepse kjo është e drejta juaj. Ndaj do ju kërkoja të njiheni më mirë për ata që do të votoni, mund të kërkoni për kandidatë edhe në Google për të lexuar më shumë për ta dhe programet e tyre, për të zgjedhur më pas ata që ju përfaqësojnë më mirë”- ka thënë Vlahutin. Deklaratat e ambasadores së BE-së u bënë gjatë një takimi që ajo pati ma maturantë të gjimnazit “Arben Broci” në kryeqytet. Kohë më parë znj. Vlahutin kishte deklaruar se po u linte kohë partive deri në 13 maj 2015, në mënyrë që të pastronin listat nga kandidatët me rekorde kriminale. Pas kësaj date ajo do të zbardhte emrat e personave me të shkuar të dyshimtë. Por deri më sot, në publik janë përfolur vetëm disa emra nga media dhe partitë politike.
Sigal