Shpërthejnë protestat edhe në Vlorë, 60 kryefamiljarë hiqen nga puna

541
Sigal

Mëngjesin e djeshëm 60 ish-punonjës të Shërbimit Urban në Vlorë kanë zhvilluar një protestë përpara Bashkisë. Arsyeja e protestës së tyre është se ata kanë mbetur pa punë që prej muajit janar kur në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak për 2018-n, u vendos shkrirja e parkut urban, për shkak të mos menaxhimit dhe borxheve të mëdha të akumuluara nga ky institucion. Ish-punonjësit kërkojnë rihapjen e entit, duke qenë se janë 60 kryefamiljarë që kanë mbetur pa punë.