Shpërdoroi detyrën, vendimi i Gjykatës: 2 vite burg për kryebashkiakun Mziu

450
TIRANE – Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vjet burg Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i vënë nën akuzë “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Vendimi është marrë ditën e sotme nga ana e Gjykatës, dhe në bazë të këtij vendimi Mziut i hiqen të gjitha funksionet publike. 
Nga ana e saj Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për kryebashkiakun Mziu, ndërsa pas shqyrtimit të provave gjykata ka vendosur të dënojë me 2 vite burg atë. Sipas pretencës së Prokurorisë Xhelal Mziu nuk ka zbatur vendimet gjyqësore lidhur me vendosjen e taksave të padrejta.” Sipas Prokurorit të çështjes, “taksat vendore ndryshonin sipas dëshirës së Xhelal Mziut ku një herë uleshin një herë ngriheshin.” 
Në të njëjtën kohë Gjykata ka dënuar me nga 6 muaj burg edhe dy specialistët e Bashkisë Kamëz, Drejtorin e Tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi dhe juristin e bashkisë Atlis Hotin, që të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Ora 14:34 Gjokutaj: Vendimi jashtë gjykate, nuk e pengon të kandidojë
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu e ka cilësuar si një lajthitje dhe të paligjshëm vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës. Sipas tij vendimi është marrë jashtë Gjykatës. Ndërsa ka deklaruar se do ta apelojnë, Gjokutaj shton se ky vendim nuk do ta pengojë Mziun që të rikandidojë për Bashkinë e Kamzës. 
“Vendimi ishte i paligjshëm dhe në lajthitje. Vendimi është marrë jashtë kësaj gjykate. Ne këtë vendim do ta apelojmë, ai nuk është i formës së prerë, dhe nuk e pengon klientin të kandidojë për Bashkinë e Kamzës. Ne i bëjmë thirrje të qëndrojë larg këtij procesi dhe të mos marrë pjesë në vendim.”-tha avokati Genc Gjokutaj. 
Sigal