Shpërdorimi skandaloz i fondeve nga bashkitë e reja, qindra prokurime të drejtpërdrejta

419
Sigal

Mospërdorimi me
efikasitet dhe keqmenaxhimi i  fondeve
publike janë shpesh objekt debatesh mes forcave politike, por edhe në qendër të
kritikave të institucioneve ndërkombëtare. Edhe pse vitet e fundit ka patur një
tendencë që të gjitha fondet publike të kalojnë nëpërmjet  prokurimeve transparente online,  mjaft prej  institucioneve publike vazhdojnë të kryejnë
dhe lidhin kontrata të drejtpërdrejta me operatorë ekonomikë për  punë dhe shërbime publike. Sipas një
studimi  mbi numrin e procedurave dhe
fondin limit për prokurime publike të llojit negocime të drejtpërdrejta, të
shpallura dhe të realizuara nga 61 njësi të qeverisjes vendore, bashki, pas
ndarjes së re administrative-territoriale. Sipas këtij studimi, rezulton se në
total në periudhë kohore korrik 2015-prill 2016, të jenë finalizuar 150
kontrata publike përmes negocimit të drejtpërdrejtë. Fondi për këto kontrata
publike finalizuar me negocim të drejtpërdrejtë është 585.83 milionë lekë.
Negocimet e drejtpërdrejta janë procedura prokurimesh publike përmes të cilave
autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatorët ekonomikë dhe negocion
kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre. Vendimi për të aplikuar këtë
procedurë duhet të jetë i bazuar dhe argumentuar me kushte që detyrojnë
autoritetin të veprojë në mënyrë të tillë. Negocimet e drejtpërdrejta duke qenë
prokurime pa garë mbartin riskun e ekspozimit të lartë ndaj shpërdorimit të
fondit. Bashkitë Tiranë, Elbasan, Kamza, Vau i Dejës, Rrogozhina, Korça, dhe
Lezha janë bashkitë me më shumë raste dhe vlera të proceduara me negocime të
drejtpërdrejta. Negocime të drejtpërdrejta do të konsiderohen edhe shtesat e
kontratave, ku autoritetet prokuruese realizojnë të tilla sa herë që
përforcojnë në shkelje afatesh për të tenderuar blerje në kohën e duhur,
sikurse në vlerësime për punime dhe shërbime shtesë. Vetëm 37 nga 61 bashki
kanë aplikuar procedura të negocimit të drejtpërdrejtë. Negocime të
drejtpërdrejta me vlerë mbi 5 milionë lekë të reja kanë realizuar bashkitë
Elbasan, Tiranë, Maliq, Konispol, Vau i Dejës, Rrogozhina dhe Kamza.