Shpërdorimi i parave nga Bashkia e Tiranës, Zhupa: Ç’po ndodh me ndërtimin te materniteti Koço Glozheni

1911
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Dr. Ina Zhupa ka qenë e stuar sot në studion e lajmeve në Fax News, ku ka denoncuar ndërhyrjet që po kryhen në afërsi të maternitetit të ri në kryeqytet.

Sipas saj Bashkia është duke kryer një ndërtim të paligjshëm në këtë zonë, dhe po rindërton një lulishte që e ka prishur vetë pak kohë më parë, në mënyrë që aty të ndërtonte një parking që do ti interesonte privatit.

“Në fakt është detyrim ligjor që çdo punim të ketë një tabelë që të sqarojë qytetarët, se kush po e bën, ose ndryshe quhet punim i paligjshëm, kjo është shkelja e parë dhe evidente.

Situata në maternitetin Koço Glozheni është se aty fillimisht ka qenë një lulishte, kjo është një hapësirë që iu është kthyer familjes Karapici, të cilët kanë kërkuar që ta bëjnë një parking publik. Bashkia e Tiranës iu ka thënë që kjo të mos ndodhte, pasi ishte një hapësirë publike, dhe iu ka thënë se do ua japin diku tjetër.

Në shkurt të këtij viti Bashkia e Tiranës ka vendosur që tia japin Tirana Parking, dhe pronarët pasi panë se po ndërtohej një parking u ankuan në Bashki. Pas kësaj Bashkia e rikthen prapë lulishte, me paratë publike po bëjnë prapë atë që shembën.

E shisnin dhe si sukses dhe thonin se Bashkia e Tiranës po ndërton një lulishte pranë Koço Glozhenit, që në fakt e prishi vetë. Është normale që nuk kthejnë përgjigje, pasi janë mësuar që të shkelin ligjin për informimin”, u shpreh Zhupa në Fax News.