Shou mediatik i Totozanit dhe ministrit të Shëndetësisë

489
Sigal

Avokati i Popullit harxhon miliona lekë për 2 vjet, që të mësojë se spitaleve tona u mungojnë edhe shiringat

Avokatit të Popullit, Totozanit, i duhen 2 vjet kohë, për të mësuar se spitaleve publike u mungojnë edhe shiringat dhe ilaçet. Është shou mediatik, apo tallje e hapur nga Avokati i Popullit, Totozani, ai draft-raporti i përgatitur për …2 vjet, për gjendjen e spitaleve, kjo duhet kërkuar, pikë së pari, nga vetë Avokati i Popullit, Totozani.

2 vjet kohë e miliona lekë për të mësuar që spitalet nuk kanë as…shiringë

Së pari, përse duhen 2 vjet për të monitoruar gjendjen në spitalet publike, nga Totozani, kur mjafton vetëm një ditë, që të mësosh, që spitalet nuk kanë ilaçe, mungojnë edhe shiringat, në këto ditë dimri mungon edhe ngrohja? Mos vallë, qëllimi i vërtetë i këtij draft-raporit të Totozanit ka qenë që të monitorojë fondin e parave, për gjatë dy vjetëve, për të hartuar këtë draft-raport?

 Totozani nuk guxon të çojë në Prokurori abuzuesit e spitaleve

A mund të jetë transparent Avokati i Popullit, Totozani sa miliona lekë harxhoi për të hartuar, për 2 vjet këtë draft-raport? A nuk do të ishte më mirë, që këto fonde, që janë miliona lekë, që Totozani harxhoi për 2 vjet, që të mësojë se spitaleve tona publike  u mungojnë edhe ….shiringat e ilaçet, t’i akordonte për blerjen e ilaçeve për spitalet? Totozani, edhe pse harxhoi miliona lekë për dy vjet, për të mësuar se spitaleve tona publike u mungojnë ilaçet, përse në këtë draft-raport, nuk ka nxjerrë shkaqet dhe kush janë përgjegjësit? Përse Avokati i Popullit, Totozani nuk çon në prokurori cilët janë ata që kanë shpërdoruar fondet e ilaçeve dhe shiringave të munguara në spitale? Përse Avokati i Popullit, Totozani nuk guxon që të akuzojë ata që kanë shkaktuar këtë mjerim të spitaleve tona publike? Kë interesa mbron Totozani? Përse Totozani nuk akuzon ministrin e Shëndetësisë, për premtimet e pambajtura, për heqjen e tvsh-ve ilaçeve, sikurse kishte premtuar? Totozani, meqë ka harxhuar 2 vjet dhe miliona lekë që të monitorojë gjendjen e spitaleve publike, a ka zbuluar se cilët kanë bërë tenderat e furnizimit të spitaleve me ilaçe dhe përse kanë lejuar që çmimet e ilaçeve të shiten nëpër spitale me 4-5 fishin e çmimit, duke rritur koston, dhe kështu, është shpërdoruar buxheti për ilaçet? A ka ndonjë konkluzion, Totozani në draft-raportin që ka përgatitur për prokurorinë? Të mos harrojmë, se vetë Totozani është jurist dhe ka njohuritë e duhura për të ngritur akuzë dhe padi, për gjithë ata që kanë shpërdoruar me miliona euro nëpër spitale dhe kanë sjellë gjendjen e mjerueshme.

 Totozani palë fajtore bashkë me ministrin e Shëndetësisë

Kështu siç veproi Totozani, duke i dorëzuar draft-raportin ministrit të Shëndetësisë me “këshillën” se duhen masa urgjente në spital, Totozani, edhe një herë, dëshmoi që këtë draft-raport e ka bërë për shou mediatik, duke u bërë palë me fajtorët dhe abuzuesit që kanë shkaktuar mungesën e ilaçeve nëpër spitale, por edhe palë me ministrin e Shëndetësisë, që, ndonëse drejton shëndetësinë në këto 100 ditë, nuk ka bërë asgjë, nuk ka konkretizuar asnjë premtim të dhënë, duke shkaktuar edhe më shumë kaos dhe mjerim në spitalet publike.