Shoqëria e informacionit/ Tenderi i Agjencisë Kombëtare me vlerë 2 milionë euro i jepet kompanisë serbe pa konkurrim. Shkeljet ligjore dhe kërcënimi i Sigurisë, Kombëtare, pasi firmës do t’i jepet akses i plotë në sistemin e të dhënave zyrtare të qeverisë

161

Tenderi i Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me vlerë 2 milionë euro

Firma Serbe fiton pa konkurrim aksesin në sistemin e të dhënave zyrtare të qeverisë

Është një mundësi që rreth 1. 9 milionë dollarë të ndahen në një tender pa konkurrim. Në tender nuk ka marrë pjesë asnjë firmë tjetër përveç “First”sh.p.k dhe “ATIA”d.o.o, që janë bashkuar në një kompani dhe e kanë fituar tenderin me një ofertë 1 milion lekë më të ulët. Nga 11 marsi i 2019, ka filluar puna për ngritjen e Sistemit, kryerja e shërbimit të vlerësimit të riskut dhe parandalimit të humbjes së të dhënave. Një shërbim i rëndësishëm për bizneset dhe gjithë sistemin ekonomik në vend, që AKSHI ka vendosur t’ia japë një bashkimi kompanish, njëra shqiptare dhe tjetra boshnjake. Ose më mirë, në dukje boshnjake, por në fakt është nga republika Serbe e Bosnjës. Kështu Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka vendosur që të fusë serbët në një sistem të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe rrjedhimisht edhe për sigurinë. Për të ngritur sistemin kompania serbo-boshnjake do të duhet të marrë të dhëna dhe akses në gjithë sistemin informatik shtetëror, por drejtoresha Mirlinda Karçanaj, mesa duket nuk e sheh si shqetësim, përkundrazi, e sheh si një mundësi. Është një mundësi që rreth 1. 9 milionë dollarë të ndahen në një tender pa konkurrim. Në tender nuk ka marrë pjesë asnjë firmë tjetër përveç “First”sh.p.k dhe “ATIA”d.o.o, që janë bashkuar në një kompani dhe e kanë fituar tenderin me një ofertë 1 milion lekë më të ulët. AKSHI jep 199.990.080 (Njëqind e nëntëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH dhe oferta e firmës 198.990. 060 lekë. E çuditshme është se firma ka vlerësuar 1 milion lekë më pak, por edhe më e pashpjegueshme mbetet, pse e ka ulur edhe 20 lekë. Nuk mbaron këtu. Shifra me TVSH e tenderit është 239.988.080 (Dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e 80 lekë . Për 1.1 milionë do të kapte shumën e 250 milionë lekëve ose 2 milionë eurove, gjë që do ta detyronte AKSHI-n të hapte një tender ndërkombëtar, sipas ligjit të prokurimeve. Kjo do të hapte shumë punë, sepse kompani të huaja, që nuk marrin pjesë në marrëveshje ilegale për tenderimet, do të merrnin pjesë dhe mund të jepnin oferta shumë më të mira. Kjo do të thoshte që firma e përzgjedhur nga drejtuesit e AKSHI-t, ose duhet të ulte ofertën duke fituar më pak, ose do të humbiste tenderin.

3 shkeljet ligjore të drejtoreshës së AKSHI-it

Duket qartë që vetëm me një tender, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka bërë 3 shkelje.

E para, ka shmangur tenderin ndërkombëtar.

E dyta, ka pranuar tenderin vetëm me një ofertues (duhet ta shtynte ose ta anulonte) dhe mbi të gjitha pastaj,

E treta, i ka lënë çelësat e sigurisë kibernetike në dorë një kompanie serbe nga Bosnja.

E gjithë kjo në heshtje, askush nuk denoncon çfarë ndodh në një institucion që prej 6 vjetësh bën të njëjtën gjë.