Shoqata e Bankave: E paimagjinueshme ajo që ndodhi. Përgjegjësia është e aeroportit

391
Sigal

Shoqata  e  Bankave  ka  dënuar  gra- bitjen  e  10  milionë  eurove  të  martën e  9  prillit  në  Aeroportin  e  Rinasit. Kreu  i  Shoqatës  së  Bankave,  Spiro Brumbulli,  thekson  se  një  ngjarja  në fjalë  është  tepër  e  rëndë  dhe  përtej imagjinatës dhe vë në rrezik sigurinë e qytetarëve.

“Ngjarja e djeshme është shumë e rëndë dhe përtej imagjinatës, pasi ngjarja ka ndodhur në avion. Vjedhja ka ndodhur në zonë sigurie. Kjo vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Nëse do mbyllet edhe ky rast si më parë do shtoj përsëritjen e ngjarjeve të tilla”, tha kreu i Shoqatës së Bankave.

Brumbulli shtoi se përgjegjësia i takon Aeroportit të Rinasit, pasi sipas tij hyr-ja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar. “Duhet vë- mendje për sigurinë. Si Shoqatë e Bankave e dënojmë një ngjarje të tillë. Ne kemi transportuar paratë dhe ngjar- ja ka ndodhur në avion. Në gjykimin tim përgjegjësia është e aeroportit, pasi hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar. Bankat kanë të siguruar të gjithë vlerën mone- tare”, shprehet kreu i Shoqatës së Bankave.