Shoqata “Çamëria”, protestë para Ministrisë së Jashtme

594
Shoqata “Çamëria” ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Jashtme. I pranishëm ka qenë në këtë protestë edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili është shprehur se njerëzit nuk dinë asgjë për sa i përket bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë. “Na u tha që kaluam mirë po ecim përpara dhe do flasim prapë. Pro erdhe këtë herë po informohemi nga homologu i tij, Kocias. Mësuam deri më sot se ka avancuar vetëm agjenda greke. Është për të ardhur keq”, u shpreh Idrizi. Ai gjithashtu ka folur edhe për sa i përket varrezave të ushtarëve grekë. “Në asnjë vend ushtarët e rënë në një vend tjetër nuk rrinë në atë vend. Referohuni rastit të ushtarëve gjermanë në Greqi. Aq më tepër që ushtarët grekë erdhën si pushtues në Shqipëri. Jemi këtu për t’i kujtuar çdo kujt që shqiptarët e Çamërisë janë gjallë dhe jetojnë. Mirë për zotin Kotciaz nuk ekzistojnë çamë të vrarë në Çamëri, por nuk mund ta pranojmë që të mos ekzistojmë edhe për ministrin tonë të Jashtëm”, tha Idrizi duke shtuar se edhe të vdekurit nuk janë duke u trajtuar njësoj. Gjithashtu Idrizi ka folur edhe për Ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, për të cilin ka thënë duhet pasur kujdes për pasojat e tij dhe se me heqjen e ligjit duhen të hiqen edhe efektet e tij. “Ka një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë që qeveria të kërkojë të drejtat e çamëve. Të kërkojë tokat tona atje. Thonë që do të heqin Ligjin e luftës. Pala shqiptare duhet të jetë e kujdesshme që të heqë të gjitha efektet e Ligjit të luftës. Të kërkojë pronat e kishës ortodokse shqiptare, bektashinjve dhe atë të tokave e pronave të çamëve”, tha ai.
Sigal