Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria dekoron ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani

1093
Ditën e sotme Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria në një event të organizuar në Muzeun Kombëtar është mbledhur për të dekoruar ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani. 
Bujar Nishani ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër në Qeverinë e Shqipërisë.

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” në rrugën e saj 25 vjeçare, ka funksionuar me degët e saj përmes një gjeografi të admirueshme duke filluar nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Vlora, Orikumi dhe Himara, duke zbritur në Myzeqe me degët e Fierit, Patosit, Durrësit.

Shoqata Labëria ka lidhje me shumë shoqata homologe brenda vendit, si Kosova, Çamëria, Tirana, Ismail Qemali, Nervin Vlora, të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore etj. 
Shoqata Labëria ka shënuar suksese dhe rritje cilësore në veprimtaritë e saj. Ajo arriti të bëhet Nderi i Kombit jo rastësisht në një ceremoni solemne nga Ish Kreu i Shtetit, Bujar Nishani në 24-vjetorin e themelimit të saj ( Dhjetor 2015). “Për ndjenjën e lartë patriotike, për forcimin e unitetit kombëtar dhe frymën e solidaritetit dhe harmonisë pa dallime partiake, për forcimin dhe përparimin e demokracisë, si dhe për ruajtjen e pasurimin e traditave, zakoneve, kulturës dhe folklorit të trevës së Labërisë”.



Sigal