Shkrimtari i njohur “thumbon” Ramën: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti

176

Ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend kanë shkaktuar mjaft polemika.

Ditën e sotme, shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka komentuar protestën e opozitës së bashkuar, të shtunën që lamë pas.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Mehmeti ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për përdorimin e dhunës nga policia ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve se, me polici e ushtri mbrohet shtetit, e jo pushteti! Dhe se policitë e ushtritë ia kanë dalë të mbrojnë shtetin e popullin nga armiku, por jo edhe sunduesit nga populli i vet! Dhe si nuk doli një burrë i vetëm, e t’i tregojë Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatan e popull nga pushtues e sundues të dhunshëm!”