“Shkoni në burg se na nxitë jetën”, Rama i përgjigjet komentuesit: Më marrsh të keqen

611
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar në lidhje me qëndrimin për çështjen “Tahiri”.
Në videon e postuar në Facebook nga vetë Rama për “Komunikimin Javor” nuk munguar komentet e qytetarëve.
Komentuesi 1: Rama thuaj pak popullit nuk e dinte z Tahiri qe kushurijt e ti ishin trafikant..dhe nuk hetoj asnjeher mbi ta.. keto akuza nuk dolen nga partia Demokratike, por policia Italiana..
Rama: Mos u merzit o Amsterdam, ki durim, eshte proces hetimor nuk eshte penallti qe nuk po gjuhet ne stadium dhe a dolen a s’dolen nga Italia akuzat dhe a ka a s’ka akuza Italia per Saimir Tahirin, lere te na e thote Italia jo ata qe s’dine italisht! Durim dhe shiko te shkosh ne shkolle, he te keqen vëllai

Komentuesi 2: Ju jeni të gjithë per Burg bashk me shumicen e prokuroreve, gjyqtareve, krybashkeiakeve dhe policeve. Na keni nxir jeten të gjithë njesoj jeni, plehra.
Rama: Renato, ti me merr te keqen mua dhe jeten s’dukesh ta kesh hic te nxire, po shko lexo, meso, ushqeje trurin, sepse e ke si te mpire nga sa shoh se largu! Ke luajtur shume me topa bore mbase
Komentuesi 3: Vetem ne shqiperi mbrohen hajdidet jeni kryminela turp turp te keni i futni ne burg per drita qe nuk paguan kete krimenel jo bravo bravo
Rama: Kurre nuk eshte futur askush ne burg per mospagese dritash! Kurre! Per vjedhje dritash me tela te lidhur hajdutçe po, patjeter, keshtu qe dil nga kazani i çorbes se thashethemeve, shko lahu, bej nje vrap qe te ajrosesh rradaken, lahu prap, dhe fillo meso, lexo, shkollohu e ke per te pare sa mire do ndjehesh, degjo mua, e kam shume miqesisht

Sigal