Shkolla e Magjistraturës fsheh konkursin, “emëron” me prenotime 25 prokurorë e gjyqtarë

405
Sigal


Gazeta Telegraf/

Shkolla e
Magjistraturës gjendet pranë një skandali, sipas kreut të Departamentit të
Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa dje ka hyrë në fuqi ligji
Rivlerësimit, kjo shkollë zhvillon një konkurs jo transparent për 25 prokurorë
e gjyqtarë. “Rivlerësimi nis me kapjen e sistemit, Edi Rama prenoton 25 vende
në prokurori e gjykata”, denoncon Alibeaj. Sipas Alibeajt, nisur edhe nga
tradita 20-vjeçare, kjo shkollë prej më se një muaji shpallte vendet vakante,
kriteret si dhe procedurat për zgjedhjen e kandidatëve. Por, këtë vit, Alibeaj
denoncon s kjo shkollë i ka shmangur të gjitha këto, për më tepër që realizimin
e konkursit e ka bërë pa hyrë në fuqi, ende ligji i ri.