Shkodër, Ademi ruan avantazhin ndaj Bazhdarit, 8025 vota më shumë

451
Në bashkinë e Shkodrës, ku kandidojnë, Keti Bazhdari për Aleancën e Shqipërisë Europiane dhe Voltana Ademi për Aleancën Për Punë dhe Dinjitet, kjo e fundit vijon të ruajë avantazhin me 8025 vota më shumë, kur kanë mbetur edne për tu numëruar edhe 79 kuti
Nga rezultatet e KQZ deri në orën 08:30 të ditës së sotme, e djathta vijon të ruajë avantazhin ndaj të majtës. Partia Demokratike pritet të rikonfirmohet në Shkodër, me kandidaten Voltana Ademi e cila la mandatin e deputetes për të marrë drejtimine bashkisë së Shkodrës.
Deri tani Ademi kryeson me 27.033 vota, ndaj Keti Bazhdarit që ka 19.008 vota. Ndërsa kandidati i LDVMP-së Vullnet Elbasani ka marrë 1.368 vota. Thirrjes për të votuar iu përgjigjën 48.654 qytetarë, ose 44.25% e popullësisë.
Sigal