Shkëlqim Troplini:“Obligimi dhe përgjegjësia ime është t’i shërbej popullit”

1034
Sigal

Vota për PS-në është një votë për realizimin e projekteve

Nga Kampion i Shqipërisë në mundjen e lirë, sot kandidat për deputet. Ky është mjeshtri i sportit Shkëlqim Troplini, i cili është kandidat i  PS-së në Qarkun e Durrësit. Pas një karriere të gjatë në fushën e sportit dhe detyra të tjera gjatë viteve të fundit, dëshira e tij është t”i shërbejë komunitetit, duke i përfaqësuar në parlament, jo duke heshtur, por duke përçuar në Kuvend interesat e bashkëqytetarëve të tij. Në intervistën  për “Telegraf “ Shkëlqim Troplini deklaron se çdo deputet që do të zgjidhet nga populli, e ka përgjegjësinë dhe obligimin që të rrëfehet para tij,

– Z.Troplini pse vendosët të garoni në politikë?
– Kushtet shumë të këqija me të cilat përballet komuniteti, ku ne jetojmë, më shtynë të merrem me politikë. Problemet e një nga zonave ku dhe unë mbuloj në këtë fushatë është Komuna e Rrashbullit, e cila nuk ka gjetur zgjidhje gjatë këtyre viteve për furnizimin me ujin e pijshëm dhe sistemimin e kanalizimeve te ujërave të bardha dhe të zeza. Banorët e kësaj komune, që shtrihet kryesisht në bregdet, e kanë të lidhur jetën me turizmin dhe bujqësinë. Unë premtoj se do të angazhohem që të ketë një zë të veçantë për investimet në fshat dhe me këtë investim të zgjidhim problemet e ujitjes e të kullimit, të ulim koston e prodhimit në mënyrë që të rrisim fitimin dhe interesin për të punuar tokën dhe duke krijuar rrugët për të nxjerrë prodhimin në treg. Gjendja aktuale e fshatit është e patolerueshme dhe PS-ja do ta ndryshojë atë ,duke e pasur fshatin në qendër të vëmendjes së qeverisë së saj.
Bregdeti i Durrësit nga Plepat deri në Golem është braktisur nga pushuesit. Cilat janë arsyet e kësaj pamje kaq të dhimbshme ?
– Ka humbur interesi i pushuesve në këto zona dhe arsyet janë të shumta. Uji i pijshëm,energjia elektrike, higjiena e rërës, mjediset e gjelbëruara dhe shumë probleme të tjera. Për të lulëzuar zona turistike e bregdetit të Durrësit duhet të fillojë nga një ndryshim rrënjësor, ndaj dhe vota për PS-në do të thotë për një Shqipëri më të pastër e jo të mbytur nga plehrat që vijnë nga jashtë. Vota për PS-në është një votë për realizimin e projekteve dhe jam i bindur se Durrësi më 23 qershor do të votojë për t’i marrë shërbimet sipas nevojës, për t’i hapur rrugë zhvillimit.

– Legalizimet e banesave mbeten një plagë e hapur për komunitetin e Durrësit. Cili është programi juaj në këtë fushë?
– Procesi i legalizmit duhet të kishte përfunduar, procesi i legalizimeve fillon me nevojën, që shtëpia të kthehet në kapital. PS-ja do të integrojë në radhë të parë dhe kjo është shumë e rëndësishme, procesin e legalizimeve me procesin e regjistrimit të pronave. Ne do të legalizojmë më prioritet maksimal një masë shumë të madhe ndërtimesh, që janë ndërtime në tokë private, apo ndërtime në tokë shtet, dhe nuk ka asnjë arsye që në këto dy kategori të ketë zvarritje. Ashtu siç është cituar edhe në programin e PS-së, aty ku shtëpia është ndërtuar në një pronë të dikujt duhet patjetër që legalizimi të shoqërohet me një proces normal ligjor  të sigurt që duhet ta garantojmë .

somario

Unë premtoj se do të angazhohem që të ketë një zë të veçantë për investimet në fshat dhe me këtë investim të zgjidhim problemet e ujitjes e të kullimit, të ulim koston e prodhimit në mënyrë që të rrisim fitimin dhe interesin për të punuar tokën dhe duke krijuar rrugët për të nxjerrë prodhimin në treg

Aktiviteti sportiv i Shkëlqim Troplini
1987-2003 – Kampion i Shqipërisë në mundjen e lirë
1994 -Kampion i Shqipërisë në Xhudo
1995 – Renditet në vendin e 8-të në Kampionatin Europian të mundjes.
1996 -Merr pjesë në Lojërat olimpike të Atlantës.
1990-2003 – Karriera e tij si mundës është shumë e gjatë dhe e pasuruar me medalje dhe arritje në aktivitete ndërkombëtare. Ka përfaqësuar Shqipërinë në sportin e mundjes së lirë në vende te ndryshme të botës si Australia, USA, France, Gjermani, Itali, Turqi, Malta, Hungari dhe Greqi.

 Alternativa socialiste për mirëqeverisjen

Qeveria, pas 23 qershorit, me Edi Ramën në krye, do t’ia dalë për të realizuar premtimet:
Zotohemi dhe do punojmë çdo moment për rimëkëmbjen ekonomike.
Brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, PS-ja  do të 4-fishojë ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë.
Furnizim me ujë të pijshëm çdo zonë të fshatit të Durrësit.

Do të hapen shkolla profesionale.

Platformë për industritë e vogla të rajonit për të siguruar qindra vende pune në rajonin e Durrësit. Zhvillim turizmi detar