KLSH Kallëzon në Prokurori 3 anëtarë
të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) të Njësisë Administrative Maqellarë,
për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe
favorizim të operatorëve ekonomikë privatë
Kontrolli
i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 733/1 prot,
datë 08.7.2016 dhe nr. 733/2, datë
11.10.2016,
ka përfunduar auditimin në Bashkinë Dibër
dhe 14 Njësi Administrative Zall-Reç, Melan, Maqellarë, Lurë, Zall-Dardhë, Tomin, Selishtë, Muhurr,
Sllovë, Kala-Dodës, Arras, Kastriot, Fushë-Çidhen dhe Luzni, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për
periudhën 01.07.2014-30.06.2016”.
Me
Vendimin nr. 151, datë 19.12.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar
Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 733/12, datë 23.12.2016,
me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë
rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ dhe masa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar në
vlerën totale 80,7 milion lekë, nga ku
përmendim:
Në 38
raste janë dhënë leje ndërtimore mbi troje shtetërore, por pa ju llogaritur
qiraja e truallit për m2, në vlerën prej 58,7 milion lekë.
Në 7
raste janë konstatuar mosshlyerje e detyrime kontraktore nga subjektet
qiramarrëse në vlerën prej 9,4 milion lekë.
Në 2
raste janë realizuar investime nga ku ka rezultuar se janë paguar subjektet
private zbatues të investimit për punime të situacionuara por të pa kryera në
fakt në vlerën prej 5 milion lekë.
Gjatë
auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi
në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me vlerësimin e
ofertave ekonomike, për investimin “Sistemim asfaltim rruga e
fshatit Bllatë e Poshtme dhe Bllatë e Epërme”,
Komuna Maqellarë” dhe konkretisht:
Nga KVO është shpallur fitues bashkimi i operatorëve
ekonomik (BOE) me ofertë më të lartë duke skualifikuar pa të drejtë ofertën
ekonomike më të ulët, ku nga diferenca e ofertës ekonomike më të ulët, e
skualifikuar pa të drejtë, me ofertën e shpallur fituese të tenderit, është shkaktuar
për pasojë dëm ekonomik në vlerën prej 3,230
mijë lekë.
Skualifikimi i operatorit me ofertë më të ulët është
bërë me argumentin se “Nuk përmbush kriterin për kryerjen e punimeve të
përcaktuara në aktin e marrëveshjes mes tyre si bashkim operatorësh ekonomikë
sipas përqindjes së përcaktuar në këtë akt marrëveshje. Për makineritë e
kërkuara për kryerjen e punimeve, pika g, Kritere të veçanta të kualifikimit,
edhe në disa raste dokumentacioni shoqërues nuk është i qartë dhe vështirësisht
i lexueshëm”, në fakt sipas
dokumentacionit të ngarkuar në sistemin elektronik nga BOE i skualifikuar, rezulton
se ka përmbushur kriterin për punë të ngjashme dhe përmbush kriterin për aftësi
teknike e profesionale”, duke bërë që
argumentimi i KVO të jetë i pabazuar dhe të jetë marrë në kundërshtim me nenet 1, pika 2, gërma d/dh, nenin 2, 20,
nenin 53, pika 4, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”
i ndryshuar dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave për
Prokurimin Publik”.
KLSH, duke
i konsideruar veprimet e kryera nga B.S.
në cilësinë e Kryetarit të KVO, B.GJ.
dhe G.M. në cilësinë e anëtarëve të
KVO, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të
dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i RSH”, me
shkresën nr. 533/14 datë 23.12.2016, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor, Dibër, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave
penale “Shkelja e barazisë së
pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të
Kodit Penal.