Shkelet pika 9 e udhëzimit të Kryetarit Basha për kandidimin në zgjedhjet e PD-së

720
Sigal

Shanset që ka konferenca e Partisë Demokratike të rikthejë grupimet në Mirditë

Gjithmonë kanë patur probleme konferencat e Partisë Demokratike në Mirditë, të cilat janë zhvilluar me luftë bërrylash kur kanë qenë drejtues të Partisë Demokratike Gjon Pjetri, Gjon Ndoj dhe Gjovalin Prenga, të cilët kanë qenë dhe drejtues grupimesh, por dhe pjesëmarrës të përbashkët të këtyre klaneve. I dyti dhe i fundit kanë kaluar në dy mandate, çka kanë diferencë midis tyre në pasurimin e paligjshëm. U mendua që pas konferencës së partisë demokratike të Mirditës të zhvilluar në Marsin e 2013, e cila zgjodhi Kryetar z. Gjergj Prenga, Kryetar Komune e disa mandateve në Fan, konferencë që shpartalloj  lobingjet  që drejtohen nga krerët Gjovalin Prenga, Gjon Pjetri dhe Gjon Ndoj, që ky i fundit ka deklaruar largimin nga kjo parti, si një parti që nuk dëgjon zërin e bazës që çuditërisht në këtë konferencë është pjesë e kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike, çka është e vetmja mundësi që po të zgjidhet, do të ringjallë dhe do të riktheje grupimin e vjetër që do okupojë si në 22 vitet e shkuara Partinë Demokratike të Mirditës. Kjo konferencë do të shënohej e para në jetën e saj politike mungesën e luftës së bërrylave dhe të zgjedhjeve klanore. Por, si zakonisht kjo nuk ndodhi, pasi siç thuhet nga disa pjesëmarrës të konferencës, është Lulzim Basha që në mënyrë të qëllimshme ka lënë hapësirë në pikën 9 të udhëzimit të tij, duke cilësuar jashtë kandidaturës vetëm humbësit dhe ka përjashtuar ata të një e dy mandateve që kanë drejtuar partinë demokratike, dhe personat që kanë abuzuar në funksionet dhe detyrat në emër të partisë për tu pasuruar. Kjo hapësirë duhet të ishte ngushtësuar deri në maksimum nga i deleguari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gjok Uldedaj dhe deputetja e Partisë Demokratike të Mirditës znj. Albina Gjoci ( Deda ). Znj. Albina Gjoci e di mjaft mirë se, ka qenë grupimi  i dy dekadave që nuk i ka dhënë hapësirë të kandidonte për deputete dhe këtë hapësirë e mori kur konferenca e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013 shpartalloj grupin e Gjovalin Prengës, Gjon Pjetrit dhe Gjon Ndojt, ku me zgjedhjen në krye të kësaj partie të z. Gjergj Prenga i dha mundësi që të kandidojë, dhe sot është deputete e Mirditës për PD-në dhe  për çudi, Gjon Ndoj është kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike të Mirditës. E din mirë znj. Albina Gjoci (Deda) se, humbja e Partisë Demokratike nuk i erdhi nga kryetari aktual i PD-së z. Gjergj Prenga, pasi zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, ky kryetar mbushte 3 muaj si drejtues i PD-së në Mirditë, çka nuk e ngarkon me asnjë përgjegjësi, dhe nuk mund të ndalohet dhe nuk mund t’i mohohet e drejta për të kandiduar, gjithashtu, nuk mund të quhet apo të bëhet me faj z. Bardhok Filopati për humbjen e Partisë Demokratike, siç thonë dhe diskutojnë disa anëtarë të konferencës, që sigurisht janë pjesë e klanit të vjetër, vetëm se ky ka qenë disa vite Kryetar i Bashkisë së Rrëshenit. Kjo cilësohet nga disa diskutantë se, këto veprime bëjnë fajtorë të deleguarin z. Uldedaj dhe znj. Deda, që kanë lejuar thyerjen e pikës 9 të udhëzimit të Kryetarit Basha, ku në të midis të tjerash thuhet : “Ata që në zgjedhjet e fundit kanë rezultate më të ulëta se në zgjedhjet paraardhëse nuk mund të kandidojnë ”. Kjo më shumë bëhet fjalë për ish Kryetarin e Partisë, z. Gjergj Prenga dhe të Bardhok Filopatit, ky i fundit prej disa vitesh mban postin e Kryetarit të Partisë Demokratike për Bashkinë më të madhe në Mirditë, Rrëshenin. Por, çuditërisht Bardhok Filopati është më i votuari më shumë se askush tjetër në mbledhjet të grup seksionesh, ndaj ka reaguar  znj. Albina Gjoci (Deda) , ndoshta e nisur nga ky votim nga baza e partisë, është konsultuar me kryesinë e Partisë Demokratike që z. Bardhok Filopati të verë kandidaturën për Kryetar dhe këtë ua ka bërë prezent pjesëmarrësve të konferencës së partisë, dhe z. Gjok Uldedaj në mënyrë jo të drejtë të sinqertë ka thënë se, këtë e vendos unë. Çka tregon marrjen peng të kësaj konference nga ana e të deleguarit Uldedaj. Sipas një informacioni të marrë në rrugë jo zyrtare, në konferencë ka patur mjaft debate të ashpra dhe irritime, por shumë diskutantë sidomos ata të zonës së Fanit, që nuk janë të pakët, kanë qenë pro Kryetarit aktual, z. Gjergj Prenga Kryetar i 3 mandateve në komunën Fanë, si dhe ka patur mjaft diskutantë të tjerë pro Bardhok Filopatit në diskutimin e tyre kanë thënë se, nuk mund të quhet fajtorë për humbjen e Bashkisë Rrëshen, duke cituar se, janë të tjerë fajtorë për humbje tërësisht të partisë demokratike në Mirditë. Është dhe mbetet klani që drejtohej nga Gjovalin Prenga, që përkrahu dhe la në funksionin e N/prefektit z. Gjon Pjetri që dhunoi në zyrën e tij gazetarin e Mirditës në janar të 2009-s dhe konferenca e partisë në 2009 e përjashtoi si anëtar të kryesisë së PD-së e çuditërisht njëri nga anëtarët e klanit që është z. Gjon Ndoj sot është kandidat për Kryetar, çka në rast fitoreje do të riktheje përsëri klanin e vjetër të PD-së. Njëherësh, me bashkinë e Rrëshenit thanë diskutantët, ka humbur dhe bashkia e Rubikut, por sot ish-Kryetari i kësaj bashkie humbëse z. Mark Ruçi është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike në këtë Bashki, ata që nuk i dhanë votën në 2011 për Kryetar Bashkie janë po ata që i dhanë votën për Kryetar Partie të kësaj bashkie, në 2014 ky rast nuk ka nevojë për koment. Pika 9 e z. Basha ka lejuar kandidimin dhe të personave të veçantë që hapur, kanë përvetësuar nga detyrat dhe funksioni i tij, siç është rasti i z. Gasper Topollaj, jo vetëm që njihet si  përfitues nga pozicioni i tij i punës, por është dhe përkrahës i grupimit  të hershëm. Një nga konkurrentet e fortë që është jashtë klaneve dhe pisllëqeve të PD-së është kandidatura më e spikatur e studimeve dhe të një moshe të re e të domosdoshme e mjaft aktiv dhe i perspektivës, me një CV të shkëlqyer është e z. Artur Lazrit dhe të përafërt me të është e Kujtim Leshit, i ardhur nga emigracioni. Në garë çuditërisht është dhe Gjon Ndoj, i njohur si Kryetar i klanit në kohen kur ky ka qenë Kryetar i Partisë Demokratike dhe anëtar i klanit në të gjithë jetën e kësaj partie, që në konferencën e një viti më parë për shkak të shpartallimit të klanit të Gjovalin Prengës është larguar në mënyrë demonstrative nga salla e kuvendit, dhe ka deklaruar largimin e tij si anëtar i PD-së me pretendimin se, udhëheqja nuk dëgjon bazën. Intervistë e dhënë prej tij në një të përditshme një dite me vonë. Z. Gjon gjatë gjithë kohës në konferencë ka qëndruar në heshtje, dhe ka të ngjarë që heshtja e tij lidhet me faktin e ndonjë ndryshimi të mundshëm në minutat e fundit të konferencës, pasi ka mbështetjen e të deleguarit Gjok Uldedaj, pasi thuhet se, Gjon Ndoj kur ka qenë Drejtor i Tatimeve të qarkut Lezhë, zyrat e tij flitet se ndodheshin në një prej godinave në pronësi të Uldedaj.   Kjo heshtje e tij vjen se ai ka të gjitha informacionet për vënien në radhë të delegatëve të Fanit dhe të Oroshit, pasi vetë është nga kjo zonë, çka nuk lë hapësirë në këtë klimë jo demokratikë të partisë demokratike.

Urojmë që me pjesëmarrjen e z. Basha në mbledhjen e konferencës së partisë demokratike të ditës së shtunë, të nxjerrë më të mirin e mundshëm dhe të eliminohen anëtarët e klanit dhe hajdutët e 8 viteve në pushtet të Partisë Demokratike në Mirditë. Menjëherë mbas konferencës së zhvilluar në Mirditë, kryetari i PD-së është nisur drejt qytetit të Lezhës ku u ka bërë thirrje demokratëve të Lezhës të nxjerrin ekipet e fitores nga zgjedhjet e lira që janë duke bërë përkundër asaj mungese komunikimi dhe lirie që ekziston në Partinë Socialiste, ku siç u shpreh ai, “plejada e re me vizion modern i së majtës shqiptare, nuk po flet dot me Edi Ramën dhe Ilir Metën”. Sipas Bashës, “foli dhe po flet në bindje time të fundit, një vizioni i vjetruar që e shikon pushtetin si sulltanat personal. Përballë këtij realiteti të hidhur ne kemi dhe duhet të zhvillojmë më tej, alternativën tonë të lirisë dhe zhvillimit, duke u orientuar më mirë dhe më fuqishëm se deri më sot, drejt lirisë si promotor zhvillimi”. Kreu i PD-së mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Lezhës dhe Mirditës, që do të zgjedhin krerët e rinj të PD-së. Basha ndër të tjera, në fjalën e tij, theksoi: “Sfida dhe qëllimi kryesor i këtyre zgjedhjeve që po zhvillohen në të gjithë piramidën e PD-së ka qenë dhe është të nxjerrim me votë të lirë, ekipet e fitores. Kjo është një sfidë e të gjithë anëtarëve të PD-së, nga i pari tek i fundit.

Lulzim Basha takon ish-kreun e demokratëve të SHBA-ve, Hovvard Dean

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti dje në një takim në Tiranë, ish-Guvernatorin dhe ish Kryetarin e Partisë Demokratike të SHBA, Hovvard Dean, i cili shoqërohej nga Robert Benjamin, Drejtori Rajonal i Institutit Demokrat Amerikan (NDI) për Europën Lindore. Guvernatori Dean është njëkohësisht anëtar i Bordit të NDI. “Në takim u rikonfirmua angazhimi për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm midis Partisë Demokratike dhe Institutit Demokrat Amerikan. Guvernatori Dean e vlerësoi si të rëndësishëm procesin e zgjedhjeve dhe riorganizimit të PD, si dhe rolin e saj si opozita demokratike në Shqipëri”,- bëhet me dije nga zyra për shtyp e PD-së. Më tej në njoftimin për media theksohet se: “Basha e njohu Guvernatorin Dean me zgjedhjet e reja në parti, të cilat bazohen tërësisht mbi parimet themelore demokratike të votës së lirë të anëtarëve të PD dhe promovimit të vlerave e kontributeve. Kryetari Basha u ndal në veçanti në entuziazmin e jashtëzakonshëm që të rinjtë shqiptare kanë dëshmuar ndaj këtij procesi, për t’u anëtarësuar dhe për të dhënë kontributin e tyre në Partinë Demokratikë, duke sjellë energji dhe frymëzime të reja në misionin dhe veprimtarinë e saj”.