Shkelën ligjin, KQZ: Gjobiten 7 parti politike

541
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes zëdhënëses së saj, Drilona Hoxhaj, bëri me dije ditën e sotme, se pas shqyrtimeve të raporteve financiare të partive politike për zgjedhjet e 25 qershorit, vendosi që të gjobisë disa prej subjekteve partiake.
Sipas KQZ-së, 7 parti politike që kanë garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kanë shkelur ligjin, dhe për pasojë ndaj tyre, ditën e sotme është marrë masa administrative, duke u gjobitur nga ky institucion. 
Kështu, është gjobitur me 2 milion lekë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 2 milion lekë Sfida për Shqipërinë, 1 milion lekë Partia Demokratike, 1 milion lekë Partia Socialiste, 1 milion lekë Lëvizja Socialiste për Integrim, 1 milion lekë Partia Social Demokrate, si dhe me 1 milion lekë Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë.
Po ashtu, zëdhënësja e KQZ-së, i është përgjigjur edhe shqetësimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballës, i cili pretendoi se kreu i këtij institucioni Klement Zguri do të shtynte afatet ligjore për rregullime të raporteve financiare.
“KQZ informon opinion publik se nuk pati shtyrje të vendimmarrjes apo shtyrje të afateve ligjore, por në përfundim të shqyrtimit vendosi sanksione administrative (gjobë) për të gjithë subjektet zgjedhore të cilat rezultonin se nuk kishin respektuar ligjin.”, – u shpreh Hoxhaj.
Lidhur me raportet financiare të depozituara në KQZ-së, ka pasur përplasje, pasi PS-ja ka akuzuar PD-në se nuk ka deklaruar disa kontrata lobuese të bëra me disa kompani jashtë vendit.
Por, duket se PS-ja e ka pësuar ashtu sikundër PD-ja, duke u gjobitur me nga 1 milion lekë.
Konkretisht, KQZ vendosi:
1) Sanksionin administrativ në masën 2 milion lekë për subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
2) Sanksionin administrativ në masën 2 milion lekë për subjektinSfida për Shqipërinë.
3) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Partia Demokratike.
4) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Partia Socialiste.
5) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Lëvijza Socialiste për Integrim.
6) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Partia Social Demokrate.
7) Sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për subjektin Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë.
Sigal