Shkarkoi 4 ministra/ Rama mbledh Kryesinë e PS, kush do t’i zëvendësojë

413
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar lidhur me ndryshimet më të fundit që ka vendosur të bëjë në qeveri si largimet, ashtu edhe emërimet e reja.
Burime nga selia e PS, bëjnë me dije se pjesë e diskutimeve do të jenë edhe detyrat që do t’u cakohën 4 ish-ministrave për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Ndonëse ende nuk bëhen të ditur emrat e personave që do t’i zëvendësojnë ministrat e larguar, burimet thonë se në mbledhjen e sotme të Kreysisë do të zgjidhen 2 anëtarë dhe 2 anëtare të PS për këto poste.

Një ditë më parë Rama konfirmoi largimet e 4 ministrave, Saimir Tahirit, Ilir Beqajt, Blendi Klosit, dhe Bledi Çuçi. Sakaq, ai arsyetoi se këto ndryshime po bëhen vetëm për fushatën e 18 qershorit dhe se nuk kanë lidhje me protestën e PD apo me ndonjë kërkesë të Ilir Metës.

Sakaq, kryeministri Rama pritet t’i nisë Presidentit Bujar Nishani shkarkimet dhe emërimet.
Sigal