Shkarkohet kreu i PS Lezhë, për shkak të relultateve në zgjedhjet e fundit

473
Kryeministri Edi Rama shkrin të gjitha strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë.
Vendimi është marrë dje por është mësuar sot paradite, 10 shtator 2015.
Partia Socialiste në Lezhë do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe se Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është deleguar për procesin e riorganizimit të PS Lezhë.
Kryeministri Rama ishte dje i pranishëm në Lezhë ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste. Dorëzimi i mandatit të deputetit Arben Ndoka duket se ka shqetësuar kreun e PS-së Edi Rama. Në takimin larg syve të medias ishte dhe Arben Ndoka por dhe kreu i bashkisë së Mirditës, i cili figuron i katërti në listën e PS-së për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e qershorit të 2013.
Gjithashtu një tjetër motiv për shkrirjen e strukturave të partisë është dhe humbja e Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet e 21-qershorit.
Ai ju ka kërkuar strukturave të partisë shpjegime mbi faktoret e kësaj humbje të thellë në këtë rreth, ndërsa gjithçka do të analizohet me detaje.
Sigal