Shkarkohet Koço Kokëdhima nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore në PS

427
Sigal

Kryesia
e PS-­së është mbledhur sot dhe ka marrë vendim që të shkarkojë ish­-deputetin
Koço Kokëdhima nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin
në PS.

Lajmin e bëjnë të ditur burime nga
Kryesia e PS-­së për “Panorama.al”. Kokëdhima më parë ka mbajtur edhe postin e
koordinatorit, por është shkarkuar nga ky post kohë më herët. Tashmë, ish-­deputeti
mbetet vetëm anëtar i Asamblesë, në të cilën është zgjedhur me votim.

Për të zëvendësuar Kokëdhimën në
postin e sekretarit të Reformës Strukturore është propozuar Stefan Çipa,
zv/ministër i Brendshëm dhe ish­-kryetar i Bashkisë së Sarandës.