Shkarkohet drejtori i Hetimit Tatimor në Shkodër dhe 21 inspektorë

721
Sigal

Ministrja e Drejtësisë Etlinda Gjonaj, ka filluar të bëjë spastrimet e Hetimit Tatimor dhe dje ka rekomanduar shkarkimin e drejtorit si dhe 21 inspektorëve te Hetimi Tatimor në Shkodër. Sipas ministres, 14 inspektorë të tjerë janë paralajmëruar, pasi u gjetën shkelje të rregullave të inspektimit, apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentit përkatës. Ministrja tha gjithashtu, se janë proceduar edhe 4 ish-punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”. Nga ana e Policisë së Shtetit janë referuar materialet në Prokurori edhe për një ish-kryetar komune në Lezhë dhe 2 ish-komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve.