Shkarkohen drejtori i burgut, Manjani: “Ndjesë që kemi njerëz të tillë”

447
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ditën e sotme pas videos së trasmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku drejtori i IEVP-së Korçë përfshihej në fenomene të rënda korruptive.  “Dua të kërkojë një ndjesë të thellë publike që në administratë kemi njerëz të tillë dhe absolutisht kjo është një histori që duhet të marrë fund. Jam totalisht i vendosur që me çdo mjet kjo të marrë fund. Nuk kam hezituar dhe nuk do të hezitoj që të shkarkojë këdo që unë kam nën varësi por dhe të gjithë vartësit duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk jam i tillë që t’i lë gjërat në mes ndaj dhe jam lidhur me prokurorin e rrethit dhe me policinë e rrethit atje, që ta çojnë deri në fund dhe në të gjitha aspektet e saj. Çfarë rezulton besoj e keni parë vetë dhe unë e kam falenderuar “Fiks Fare” në mënyrë të veçantë për atë denoncim publik që bëri.

 Ai ishte i shkarkuar dhe për gjëra të tjera prej meje, por kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që të shkojnë gjërat deri në fund dhe ju bëj thirrje dhe njëherë të gjithë nëpunësve të shtetit: – “Shërbeni se nuk ka rrugë tjetër! Shërbeni sipas ligjeve dhe në afat, historitë e tjera nuk do t’i tolerojë”, u shpreh z. Manjani Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani siguroi opinionin publik, se monitorimi i sistemit të burgjeve do të intensifikohet dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj shkeljeve apo abuzimeve me detyrën. Ditën e djeshme, në kuadër të forcimit të luftës kundër korrupsionit në sistemin penitenciar, disa orë përpara transmetimit të emisionit “Fiks Fare”, Ministri Manjani mori masën e shkarkimit të këtij zyrtari, bazuar në shkelje të mëparshme të evidentuara nga strukturat e inspektimit. 
Sigal