Shkarkimi i Prefektit të Beratit, bllokoi shërbimet për qytetarët

468
Sigal

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, ka denoncuar situatën në bashkinë e Skraparit, ku sipas tij dega e Thesarit ka bllokuar veprimtaritë financiare për furnizimin me ujë të konvikteve, furnizimin me ujë të çerdheve, furnizimin me ushqim të qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar, pagat e punonjësve, si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit.

“Dega e Thesarit Skrapar, në kundërshtim më çdo akt ligjor dhe nënligjor ka bllokuar veprimtaritë financiare: 1-furnizimin me ujë të konvikteve, 2-furnizimin me ujë të çerdheve, 3-furnizimin me ushqim të qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar, 4-pagat e punonjësve, si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit. Zoti Kryeministër, po ju drejtohem publikisht që të ndërhyni menjëherë dhe të zhbllokohet kjo situatë kriminale, të shkarkoni menjëherë Prefektin e Qarkut të Beratit dhe të kërkoni ndjekjen penale të tij. Zoti Kryeministër, nëse ju nuk ndërhyni në zhbllokimin e kësaj situate që të lejoni Bashkinë Skrapar që të ushtrojë veprimtarinë e saj me 1/12 e buxhetit, siç e parashikon Ligji dhe Udhëzimi përkatës, atëherë jeni ju urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij veprimi kriminal. Përgjegjësia morale, ligjore dhe politike do bjerë vetëm mbi ju.