Shkarkimi i Manjanit/ Ministri Tahiri i shmanget pyetjes së gazetarëve

77
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është shmanguar pyetjes së gazetarëve për akuzat e hedhura nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Në përfundim të takimit të zhvilluar paraditen e sotme në zonën e Kinostudios me Policinë Rrugore, ministri Tahiri tha se “Lufta ndaj korrupsionit është serioze”, dhe kjo sipas tij është “përgjigje për çdo lloj akuze”.
“Është thirrja më e mirë për ata që nuk e kanë kuptuar që ne e kemi seriozisht për të luftuar korrupsionin. Ndaj është e rëndësishme që edhe ju të fokusoheni dhe të na ndihmoni që të bëjmë me dije çdo qytetar se dhënia e ryshfetit është e papranueshme”, tha Tahiri.
I pyetur lidhur me deklaratën e bërë një ditë më parë nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, se kryeministrit Rama i është kërkuar shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Tahiri tha se:
“Unë besoj që qytetarët e kanë të qartë domosdoshmërin që kemi në për të luftuar korrupsionin brenda policisë së shtetit. Ashtu sikurse e kanë të qartë se kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm nga punonjësit e policisë, kjo është një betjë që fitohet bashkë me qytetarët. Policët po bëjnë maksimumin dhe 39 të arrestuar vetëm gjatë janarit është prova më e mirë. Është po një lloj kujtesa më e mirë për këto që nuk e ka kuptuar se ne e kemi seriozisht me luftën kundër korrupsionin dhe është për gjigje e mjaftueshme për çdo pyetje tuaj”.