Shkarkimi i Malajt, reagon ashpër ish-deputeti i PS-së: Guxim i madh i rilindësve të Ramës!

421

Sa vjen e thellohet përçarja mes socialistëve, ku shkak është bërë nisma e deputetëve të PS-së për të shkarkuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ish-ministrit dhe ish-deputetit socialist Arben Malaj.

Pas denoncimit të këtij të fundit se kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e kërcënuar për shkak të detyrës, të tjera akuza vijnë nga socialistët ndaj atyre që njihen ndryshe si “rilindasit” e Edi Ramës.

Kësaj radhe është ish-deputeti i PS-së Andis Harasani i cili përmes rrjeteve sociale u kujton “rilindasve” se duhet guxim i madh që të mblidhen dhe të shkarkojnë një socialist dhe intelektual si Arben Malaj.

“Rrofshi o rilindas se kam 4 orë që qesh. Të mblidheni ju e të kërkoni shkarkimin e një socialisti e intelektuali si Arben Malaj duhet guxim i madh!”, shprehet në reagimin e tij, ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani.