Shkarkimi i Hajdarmatajt nga Krimet e Rënda, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

486
Pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe akuzave për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar kreu i PD-së. Pas një deklarate për mediat, ku akuzon kryeministrin Rama për këtë lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kryedemokrati Basha ka mbledhur aleatët.
Raportohet se rreth orës 19:20 ka nisur takimi i Lulzim Bashës me aleatët në selinë blu.
Nuk dihet se për çfarë është diskutuar konkretisht gjatë këtij takimi, dhe cilët janë hapat e ndërmarrë për aksionin opozitar.
Sigal