Dekreti/ Presidenti Meta shpall vakancën në Kushtetuese

548
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka shpallur dekretin në lidhje me vakancën e parakohshme të hapur në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi është marrë ditën e sotme pas njoftimit nga ana e Gjykatës për largimin e anëtarit Besnik Muçi.

Ky i fundit u shkarkua dje nga KPA-ja.

Ndërkaq, Presidenti Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pasditen e kësaj të premteje.

Njoftimin e bëri zyra për shtyp e Presidencës, ku thuhet se Meta do të flasë në orën 18:30.