Shkarkimet në administratë gjatë fushatës dhe raporti i OSBE/ODIHR

393
Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë fushatës elektorale ishte partia me e sulmuar, jo vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe deputetët e tij, por edhe nga PD me ministrat teknikë. Për gati një muaj me radhë u larguan nga detyra dhjetëra punonjës të administratës shtetërore, të cilët ishin propozuar në postet që ndodheshin nga LSI. Kjo gjë tashmë është bërë publike, madje është e përshkruar edhe në raportin e OSBE/ODIHR, publikuar disa ditë pas zgjedhjeve. Ndonëse ishte raporti paraprak, në të përshkruhej me hollësi mënyra e përdorur nga qeveria dhe ministrat teknik për të pastruar një pjesë të administratës. “Në shumë raste, pushimet dhe pezullimet nuk u kryen në përputhje me procedurat ligjore”, vërehet në raport, duke përmendur rastin e shkarkimit të drejtorit të Postës, Majlind Lazimi, përfaqësues i LSI-së dhe pezullimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Raporti vëren gjithashtu se një përfaqësues partiak u kishte thënë vëzhguesve se kryebashkiaku i Fierit u ka bërë thirrje kompanive publike e private të pushonin nga puna simpatizantët e Partisë Demokratike. Në Delvinë, nënvizon raporti, Partia Socialiste ushtroi presion mbi punonjësit publikë të merrnin pjesë në fushatë, si dhe mbajtën shënim emrat e pjesëmarrësve. Këto janë disa nga gjetjet e raportit paraprak. Ndërkohë që mësohet se ka të dhëna të tjera të vëna në dispozicion të vëzhguesve që do të jenë pjesë e raportit përfundimtar.
Sigal