SHISH “përgjon” tek dera e qeverisë për miratimin e fondit 2.5 milionë euro për blerje pajisjesh përgjimi

469
Sigal

Blerja e disa pajisjeve përgjuese
moderne nga ana Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilat mund të interceptojnë
bisedat edhe në programet Viber apo Whats App, mbetet në dorën e komisionit të
Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave. Megjithëse komisioni i sigurisë
kombëtare, mbështet kërkesën e SHISH për shtimin e fondeve me 358 mln lekë ose
e thënë ndryshe 2.5 mln euro, në diskutimin nen për nën të buxhetit për vitin
2017 të këtij institucioni, ende nuk kishte një përgjigje. Sipas opozitës këtu po tentohet të shitet
sikur ka konflikt mes qeverisë dhe Shërbimit, që nuk është e vërtetë. Ministria
e Financave nuk ka paraqitur asnjë pengesë, përkundrazi, kjo është një
shpërfillje e paramenduar e kupolës qeveritare për të bllokuar aktivitetin
zbulues të SHISH-it
. Në kërkesën e agjencisë së spiunazhit
shqiptar (SHISH),  thuhet se përveç
investimeve për këto pajisje, një pjesë e fondeve, do të shkojë për shpenzime
operative.