Shifrat e KQZ/ Luzi: Pjesëmarrja deri ne orën 13:00, 27.09 %

414
Deri në orën 13:00 pjesëmarrja e votuesve në 711 qendra votimi ka qenë 27.09 %. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një deklaratë për mediat tha se procesi i votimit është duke vijuar në të gjitha qendrat. Pjesëmarrja më e lartë bie në sy në qarkun Dibrës, ndërsa banorët e qarkut të Korçë deri pas mesdite duket se janë përfshirë më pak në këtë proces zgjedhor me 24 %.
Luzi i bëri apel sekretarëve të qendrave të votimit që të sjellin sa më shpejt dhe të saktë informacionin, ndërsa paralajmëroi se të gjithë ata që do të shkelin ligjin, do të përballen me masa ndaj tyre. “Në rast se ata janë përgjegjës do të vihen përpara ligjit”, – përfundoi kryetarja e KQZ-së.
Qarku Dibër 30,89% 
Qarku Durrës 24,94% 
Qarku Elbasan 28% 
Qarku Fier 25,4% 
Qarku Gjirokastër 29% 
Qarku Korcë 23% 
Qarku Kukës 34% 
Qarku Shkodër 24% 
Qarku Tiranë 28% 
Qarku Vlorë 24%
Sigal