Shezai Rrokaj: Varfëria dhe pabarazia sociale në Shqipëri janë në rritje; bizneset e vogla drejt mbylljes

977
Fjala në Kuvend e Deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj: 

Shezai Rrokaj: Varfëria dhe pabarazia sociale në Shqipëri janë në rritje; bizneset e vogla drejt mbylljes, investimet e huaja në pikën kritike.

Varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë.Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë: përqindja e popullsisë që jeton në varfëri absolute (nën 4,891 lek), dhe përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme (persona që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).BB raporton se rreth 25% e popullsisë jetojnë më më pak se 2 $ në ditë dhe më shumë se gjysma e popullsisë jetojnë në fshat, ku shkalla e varfërisëështë 66% më e lartë se në kryeqytet.Sipas BB (1.12. 2017) 4,5 % e shqiptarëve janëmë të varfër në blerjen e ilaçeve.Po sipas BB (3.3.2018) nga 75 mijë familje të varfra vetëm 22 mijë marrin ndihmë ekonomike. 70% e familjeve të varfra janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike.Shqipëria rezulton vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në ballkanin perëndimor.Kështu, në një raport për vitin 2016Banka Botërore vëren se gati gjysma e popullisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë së moderuar. Statistikisht sipas bankës botërore 45.5% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit si:Maqedonia (30.7%), Serbia (13.6%) dhe Mali i Zi (12.8%), janë pra në nivele shumë herë më të ulta të varfërisë, karahasuar me vendin tonë.Eurostat-i e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit më të varfër nëEvropë, duke lënë pas vetëm Bosnjën.Sipas një sondazhi tëBerzh-it (23 gusht 2017): 73% jetojnë të varfër dhe 53% të pakënaqur prej shërbimit shëndetësor.

Sikur të mos mjaftonte kjo gjendje, në amulli të plotë, qytetarëve iu shtua edhe taksa e banesës, këngën e së cilës do ta shijojnë në ditët në vijim.

Por varfëria është shoqëruar dhe me pabarazinë sociale:
Përveç varfërisë është rritur ndjeshëm pabarazia sociale: Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Rritja gjithëpërfshirëse dhe raporti i zhvillimit” për 2018, pabarazia dhe varfëria janë rritur në Shqipëri gjatë vitit 2017.

Pabarazia neto e të ardhurave (i cilësuar ndryshe si treguesi GINI) ka pësuar rritje me 7.7 për qind, në pesë vitet e fundit sipas raportit.Kjo do të thotë që rritja me 7.7% e këtij treguesi në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit është indikator i rritjes së pabarazisë në vend.

Koeficienti Gini në Shqipëri ka arritur në 38.4.Ky indeks tregon masën në të cilën shpërndarja neto e të ardhurave (pas taksave dhe pas transfertave) midis individëve dhe familjarëve në një ekonomi devijon nga një shpërndarje e barabartë e përkryer. Një indeks Gini prej 0 nënkupton një barazi të përkryer dhe një indeks prej 100 implikon një pabarazi të përkryer.

Po sipas Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet në 10 vendet e fundit në botë për nga fuqia prodhuese.Thellimi i pabarazisë në vend është konfirmuar më herët edhe nga statistikat kombëtare.Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2016, publikuar nga Instituti i Statistikave verifikohet tendenca ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, kurse të varfrit kanë vijuar në ekstremin tjetër.Sipas kësaj ankete rreth 90% e familjeve shpenzojnë 78.3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 Lekë në muaj. Nga ana tjetër 10 % e familjeve shpenzon 21,7 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 lekë në muaj.

Kjo do të thotë se shpenzimet mesatare për konsum të 10 % e të pasurve kanë 2,5 herë më shumë shpenzime se ato të 90 % tjetër më të varfër.Edhe INSTAT-ikonfirmon se shpenzimet mesatare për konsum të familjeve që përbëjnë 10% më të pasur të shoqërisë janë rritur me 14,6herë në raport me 2015, ndërsa për 90% të familjeve ato u rritën vetëm më po 0,6 herë.

Po biznesi dhe investimet me të cilat lidhet punësimi dhe zhvillimi?
Në raportin e fundit tëBERZH-it për investimet e huaja thuhet se Shqipëria është vendi me stokun më të ulët të investimeve të huaja për frymë popullsie në Ballkan, me diferencë të theksuar me vendet e tjera.

Shqipëria i ka investimet për frymë vetëm pak më shumë se 1 mijë euro, kur vendi i parafundit, Bosnja, e ka këtë tregues gati 2 mijë euro. Dhe për të mos shkuar më tej për t’u krahasuar me Serbinë 3 mijë euro apo Malin e Zi 6 mijë euro.

Mijëra biznese po mbyllen dhe mijëra qytetarë po mbeten të papunë. Edhe të vetmet investimet të huaja para vitit 2013, TAP-i dhe Devolli, po përfundojnë.

Mungesa e investimeve të huaja tregon qartë edhe mungesën e besimit për shkak të pasigurisë juridike dhe të korrupsionit, ku futet edhe informaliteti.

A e pyesni vetenpse nuk kemi investime të mëdha të huaja; A po i merrni parasysh raportete BSH-së, ku thuhet se bankat janë më të interesuara për kreditim biznesesh jashtë Shqipërisë për shkak të pasigurisë së kreditimit këtu, lidhur me borxhet?Situata ekonomike sa vjen dhe rëndohet më shumë dhe ajo çka duhet të na shqetësojë është se qeveria vazhdon të zbukurojë me hartimerealitetin, duke refuzuar të shikojënë sy rrënimin që i bëhet çdo ditë familjeve shqiptare.A po e dëgjoni FMN-në që po kërkon pezullimin e koncesioneve (PPP) nga i ashtuquajturi program 1 miliard euro, sepse analiza ekonomike kosto/përfitim është e paqartë dhe se paraqet risk serioz për rritjen e borxhit të brendshëm?A e keni nën vëmendje se njëborxh i frikshëm deri në 2 miliardë euro i kanoset vendit prej humbjes së çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut, që së bashku me koncesionin tjetër prej 1 miliard për rrugët do t’i zhytin shqiptarët në një borxh publik marramendës?Alternativae vetme që u keni lënë shqiptarëveështëbraktisja e Shqipërisë.

Pyetini qytetarët pse po ia mbathin, ku vetëm në vitet 2015-2017 kanë kërkuar azil në BE 132 mijë persona, dhe në Francë jemi vendi i parë azilkërkues?Është tronditëse të analizosh shifrat e shqiptarëve që po largohen nga vendi, ku kryesisht dominon rinia dhe shtresa e mesme: 30% e të rinjve janë të pëpunë dhe 70% e tyre kërkojnë të lenë vendin.

Shqiptarët nuk duan burgun si të vetmen alternativë në emër të gjoja të bërit shtet.Ata nuk duan ta braktisin vendin e tyre. Ata duan perspektivën evropiane brendaShqipërisë së tyre, duke forcuar ekonominë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e cilësisë së jetës.

Po çfarë u keni ofruarderi tani shqiptarëve për pëmirësimin e cilësisë së jetës? Ka një përgjigje: varësinë prej drogës!OKB-ja, BE-ja,Europol-i,CIA-a, por edhe të Qendra Evropiane dhe Droga e cilësojnëShqipërinë si furnizuesin kryesor të vendeve të BE-së me kanabis dhe njëkorridor për kalimin e drogave të forta.Por deri tani,sa më shumë rriten tonët e drogës aq më shumë peshqit e mëdhenj po bëhen cironka.

Prandaj, të nderuar deputetë, punët e shtetit duhen filluar mbarë, prej aty ku dhemb më shumë, përtej fasadës.

Nevoja për një program kombëtar antivarfëri kërkon:
a.Projekte zhvillimi të qëndrueshmebujqësore, blektorale e agroturizmi në të gjitha zonat e prekura nga kanabizimi, duke e detoksifikuar tokën dhe njerëzit dhe duke hapur perspektiva punësimi, në mënyrë që të frenohet erozioni i krahut të punës, sidomos për moshën aktive.
b.Rishikimi ipaketës fiskale, në funksion tënxitjes dhe rritjes së punësimit.
c. Deri në50 kw energji falas për pensionistët kryefamiljarë, dhe të papunët kryefamiljarë.
d.Asnjë pension nën 20 mijë lekë dhe paga minimale 35 mijë lekë.
e.Rrugë dhe ujë i pijshëm, shërbim shëndetësor (me mjek infermierë e ambulanca) dhe arsimtë garantuar në të gjitha zonat rurale të vendit, ku ora prej vitesh nuk ndjek trajektoren e diellit, sepse ka mbetur në vend si në një gjendje apokaliptike.
Një program kombëtar kompleks për disiplinimin e ujërave të ultësirës, për të shmangur përmbytjet dhe ulur shpenzimet dhe shpërdorimet e përvitshme nga buxheti i shtetit.
f. Pezullim i koncesioneve deri në një analizë më të qartë kosto/fitimdhe me ekspertizë ndërkombëtare.

Të nderuar deputetë
Nuk luftohet varfëria dhe pabarazia duke dalë në televizor, prandaj dëgjoni më shumë dhe flisni më pak për të qenëme këmbë në tokë, pranëShqipërisë reale dhe për t’iu larguar Shqipërisë virtuale, e cila po bëhet pjesë e paranojës së pushtetit, sepse kur veset bëhen mode ato kthehen në virtute, po parafrazoj Molierin.Po e ripërsëris nga kjo foltore: Kur ka politikë të keqe qytetarët kanë dy rrugë: rrugën e parë e kanë zgjedhur deri tani: kanë ndërruar vend duke ikur prej Shqipërisë. Por ne u themi se është më mirë që së bashku ta ndërrojmë politikën e keqe.
Sigal