Sigal

Nga Zhezai Rrokaj:

1) Një student nuk ka përse për një lëndë të mbartur në disa vite të paguajë sipas krediteve, por të jetë një tarfë minimale fikse. 2)studentët e arkitekturës dhe të gjithë universiteteve publike paguajnë tarifat më të larta në rajon e më gjerë. Kjo ndodh sepse Qeveria nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, sikundër ndodh në vendet e OECD-së, por vetëm 3,2%. Kurse universitetet mbështeten vetëm me 0,4 % të PBB-së. Vetëm me paratë e 2 km rrugë si ajo e unazës së re, tarifat barazohen me ato të rajonit. 3) Afatet e pagesës vjetore të shkollës duhet të vendosen deri para sezonit të verës, duke e përpjestuar në tri këste pas janarit. Këtë vendim e marrin vetë IAL-të. 4) Studentët dhe pedagogët duhet të kërkojnë fonde publike për kërkimin dhe rritjen e cilësisë në shkollë.