Shezai Rrokaj: Situata në drejtësi ka paralizuar disa institucione kushtetuese, dialogu politik është është rruga për t’iu larguar arrogancës së mazhorancës

572
Sigal

Nga: Shezai Rrokaj 

Opozita nuk bëhet vegël në duart e pushtetit që ka kapur shtetin. Shkolla e Magjstraturës ishte hapi i radhës për instucionalizimin e pushtetit të mazhorancës dhe kapjen e shtetit. LSI-ja e ka theksuar se nuk bëhet pjesë e pazareve dhe se situata në drejtësi ka paralizuar disa institucione kushtetuese dhe po jep shenja të dukshme të kapjes së drejtësisë. Po kështu, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj që nga ministrat e deri te bosët e drogës; varfëria ekstreme dhe rritja e pabarazisë sociale; mungesa e investimeve të huaja serioze dhe përqendrimi i parasë publike te një grusht oligarkësh, duke deformuar rregullat e konkurrencës së lirē e bëjnë emergjent dialogun politik institucional.

Gjithashtu, situata e pashpresë dhe dëshpëruese, që po shkakton humbjen e besimit dhe braktisjen e vendit, sidomos prej popullsisë aktive të papunë dhe rrogat e ulta e rritja e taksave kërkojnë sot frenimin e rënies së lirë. Në kēto kushte të emergjencës kombëtare dialogu politik institucional është është rruga e duhur për t’iu larguar arrogancës së mazhorancës si dhe tundimit të saj marrak për kapjen e demokracisë. Mendoj se përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi gjithëçka. Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.