Shezai Rrokaj: Në shtator nis riorganizimi i partisë në Vlorë, t’i hapim rrugë energjive të reja

993
Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, gjatë një takimi me strukturat është shprehur se rezultati në Vlorë ka qenë larg pritshmërive të vendosura. Ai thotë se analiza fillon me një reflektim nga vetja
LSI nis punën për të forcuar opozitarizmin. Këtë fakt e ka deklaruar nga Vlora deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, Shezai Rrokaj. Ndërsa ka falënderuar qytetarët vlonjatë për mbështetjen, Rrokaj nuk ka lënë pa prekur edhe problematikat kryesore në të cilat ndodhet vendi. Në qytetin e Vlorës gjithçka ka ndodhur në fushatë elektorale, është diskutuar me strukturat. Rrokaj ka bërë publike disa nga pikat kryesore, ndërkohë është shprehur se rezultati i arritur ka qenë, jo ai i pritur prej tyre. Në një postim në rrejtin social facebook, Shezai Rrokaj shkruan se në një takim me strukturat e LSI-së në Vlorë ka pasur rastin të falënderoj dhe t’u shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin simpatizantëve, anëtarëve, drejtuesve të qendrave të votimit, strukturave dhe të gjithë atyre që punuan për fushatën e votuan LSI-në. Është i vetmi që do të përfaqësojë elektoratin e LSI-së së Vlorës në Kuvendin e ardhshëm. Thotë se puna e kryer prej tyre gjatë fushatës ka qenë tepër e madhe, teksa shton se ka qenë shumë faktorë të tjerë ata që penguan fitoren. Një nga këta faktorë sipas Rrokaj dhe deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të LSI-së është blerja masive e votës dhe përdorimi i parave të drogës. Gjithsesi, Rrokaj nuk largohet nga përgjegjësia. “Rezultati i arritur në zgjedhje ishte jashtë pritshmërive dhe objektivave që i kishim vënë vetes. Ndaj analiza duhet të fillojë me një reflektim nga vetja duke marrë parasysh rezultatin për qendër votimi. Pastaj të analizohen faktorë e tjerë”, thotë Rrokaj. Në këtë takim me strukturat e LSI-së në Vlorë është disktuar edhe një nga pikat kryesore, siç është ajo e riorganizimit. Pra pas një rezultati jo të pritshëm, sipas tij duhet të nisë edhe ndryshimi në parti. Ai deklaron se në strukturat e partisë duhet të futen energji të reja. 

“Ndër të tjera, në takim u diskutua se që prej shtatorit duhet të fillojë riorganizimi i partisë nëpërmjet zgjedhjeve me bazë performancën zgjedhore dhe me synim futjen e energjive të reja në lidership”, shton Rrokaj. Njënga pikat kryesore e cila ka ndezur debat të madh ditët e fundit është edhe pastrimi i administratës nga qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Ka qenë vet Edi Rama, ai që ka deklaruar se deputetët të shpërndarë nëpër qarqe duhet të nxjerrin emrat e punonjësve të administratës që sipas tij nuk kanë dhënë rezultat pozitiv gjatë bashkëqeverisjes. Sipas Rrokaj, strukturat e LSI-së në Vlorë nisën nga puna duke ngritur një grup juristësh për konsulencë në rast të cënimit të vendit të punës për shkak të bindjeve politike. Ky grup do të shoqërohet nga një tjetër, i cili do të ketë si detyre mbledhjen e problematikave të qytetarëve në terren. Më pas këto problematika do të bëhen objekt debatesh për aksionin opozitar në Kuvendin e Shqipërisë. 
Sigal