Shezai Rrokaj: Mazhoranca pushtoi politikisht drejtësinë

533
Në rrjetin social „Facebook“ Shezai Rrokaj u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri u blenë me paratë e drogës dhe të korrupsionit. „Vettingu“ nuk u zbatua dhe mazhoranca pushtoi politikisht drejtësinë.
Postimi i plotë:
Sot edhe institucionet ndërkombëtare si Interpoli, Departamenti amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropian e kanë pohuar se zgjedhjet në Shqipëri u blenë me paratë e drogës dhe të korrupsionit. Qeveria u përfshi me strukturat e policisë në kanabizimin e vendit. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo, dje u vendos edhe kapja e drejtësisë nëpërmjet organit të akuzës, duke shkelur haptazi Kushtetutën. I ashtuquajturi veting, i votuar në kuvend me 140 vota dhe i sanksionuar në Kushtetutë, nuk u zbatua. Mazhoranca pushtoi politikisht drejtësinë. Kur cenohet drejtësia populli i kthehet të drejtës natyrore për vendosjen e saj.
Sigal