Shezai Rrokaj: LSI synon të jetë forcë e parë politike dhe të shpalosë platformën e saj për qeverisjen e vendit

443
Sigal

Ambiciet
e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë që të dalë forcë e parë në vend. Shezai
Rrokaj, i cili garon për kreun e ri të LSI, thotë se tashmë kjo forcë politike
është pjekur dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë formacion i parë politik
në vend.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në
“News 24”, Rrokaj tha se LSI tashmë duhet të angazhohet për të fituar një
pozicion të ri politik, pasi gjatë këtyre viteve ka shënuar një rritje graduale
krahasuar me partitë e tjera në vend.

I pyetur nëse LSI do të bëjë
koalicione me partitë e tjera për zgjedhjet e përgjithshme të 2017, Rrokaj tha
se për këtë vendosin strukturat e partisë. Por sipas tij, është me rëndësi që
koalicionet të jenë parazgjedhore, dhe marrëveshja të behet në përputhje me
platformat e partive.

“LSI synon të jetë forcë e parë,
dhe të shpalosë platformën e saj për qeverisjen e vendit. Çështja e koalicionit
padyshim që diskutohet. Për koalicionet do të vendosin strukturat e partisë,
por mendimi im është që çdo koalicion eventual duhet ët jetë parazgjedhor në kuadër
të pikave të marrëveshjes në përputhje me platformat e partive. Ne përpara se
të mendojmë se me kë do të bëjmë koalicion, ne duhet të synojmë që të jemi
forcë e parë. Mendoj se tashmë momenti ka ardhur. LSI duhet ta bëjë këtë hop,
pasi ka një rritje të jashtëzakonshme nga një fushatë elektorale te tjera. Nëse
ne e mendojmë diçka, e besojmë dhe punojmë për ta arritur këtë, patjetër që ne
i kemi të gjitha premisat, me rritjen graduale më të madhe se çdo parti
politike tjetër në vend, ne i kemi premisat për ta arritur këtë”, tha Rrokaj.

Në platformën e tij, Shezai Rrokaj
parashikon hapjen e partisë ndaj elektoratit, dhe së dyti thekson rëndësinë e
zbatimit të parimit një anëtar një votë.

“Platforma imë filloi me 2-3 pika
kryesore. Anëtarësia e ka të domosdoshme të krijojë një marrëdhënie të hapur.
Marrëdhëniet politike dhe ato elektorale bëhen një herë në 4 vite, dhe
anëtarësia e ka të nevojshëm kontaktin me atë që është në garë. Dhe ndaj një
nga pikat e platformës time ka qenë kjo, që mos kujtohemi për qytetarët kur
kemi nevojë për votën e tyre, por edhe në rastet kur në emër të tyre duhet të
marrim vendimmarrje të caktuara. Së dyti për mua ka rëndësi pjesëmarrja, dhe
votimi me parimin n një anëtar një votë. Për mua nuk ka rëndësi kush do të
fitojë, por që unë të shpalos mendimet e mia, dhe ato t’i shërbejnë kësaj nisme
të madhe politike që ka ndërmarrë LSI. Rivalitetin nuk e shoh si mënyrë se kush
rrëzohet dhe kush qëndron në këmbë. Është me rëndësi për mua që mendimet tona
t’i shërbejnë të gjithëve”, tha Rrokaj.