Shezai Rrokaj: LSI mbështet fuqishëm të rinjtë dhe gratë sipërmarrëse

632
Prof. Dr. Shezai Rrokaj, kryetari i LSI për Tiranën, në intervistën për “Telegraf”zbardh programin e këshilltarëve të LSI për bashkinë e Tiranës, për veçoritë e kësaj fushate nga ajo e 2011, për elektoratin e Majtë dhe ku është konkurenca PS-LSI për votat e këshilltarëve, si edhe pse fitorja e së Majtës është e sigurtë. 
-Prof. Rokaj, cila është veçantia e zgjedhjeve të 2015, nga 2011, e veçanërisht kjo për LSI?
Veçoria kryesore lidhet me faktin se ne në 2011 u gjendëm në koalicionin e detyruar për fatet e Shqipërinë, me PD për një 4 –vjeçar, ku prevalonte më shumë interesat kombëtare, sesa interesat e ngushta partiake. Falë LSI, më 2011 Basha fitoi mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. E kemi mbështetur Bashën në të gjitha iniciativat në shërbimin ndaj qytetarëve, edhe kur ne, këshilltarët e LSI ishim në koalicion me PS, sa herë bëhej fjalë për projekte në shërbim të qytetarëve, si për buxhet, që është një nga rastet unikale, ku asnjëherë bashkia nuk është penguar në bllokimin e buxhetit. Fakt është gjithë këtë sjellje të re të Këshillit Bashkiak, kur LSI dhe PS ishin bashkë, Basha nuk e shfrytëzoi që ai të ishte i suksesshëm dhe të realizonte ato premtime që ai kishte dhënë dhe ne e kishim mbështetur. Tashmë koalicioni PS-LSI është koalicion në llojin e në shtratin e vet dhe i kyçi ato në sirtar. Tashmë ky koalicion synon administrimin e pushtetit vendor në një vision të ri që lidhet me ndarjen e re administrative, sesi mund të urbanizohet dhe njëhësohet Tirana në 26 njësitë e përbërjes së saj, 15 në ish komunat dhe 11 në ish nënbashkitë. Sfida e koalicionit tonë të Majtë është si ta kthejmë metropolin e Tiranës, jo thjesht metropol shërbimi, por punësimi, gjallërimi të jetës të aktivitetit ekonomik, social, kulturor, etj. Po futet një vision i ri integrues, që do ta shikojmë njësinë administrative në një polivalencë funksionesh, duke nxitur edhe iniciativën e lirë. E reja është se edhe periferia e sotme e metropolit, do të jetojë tashmë njëlloj si metropoli, mënyrës së administrimit të saj, duke filluar nga infrastruktura, pastrimi, ujësjellsat, kanalizimet, shërbimet postare, etj. 
– Shpreheni optimist, për një fitore të thellë të koalicionit tuaj. Cilat janë indekset ku ju bazoheni te fitorja elektorale?
Së pari, populli i majtë është në dominancë në gjithë Shqipërinë dhe në Tiranë, kryesisht. Sontazhet e dëftojnë këtë gjë. E majta mbështet vizionin qeverisës në mbështetjen që duhet të japë në politikat qëndrore qeveria, dhe në projekte që afrojnë kandidatët për qeverisjen vendore, kryesisht për Tiranën. Këto projekte e afrojnë më shumë qytetarin te administrate bashkiake, në aksesin që ai do ketë në punësimin, në politikat që do të afrojnë më shumë rininë, për ta inkurajuar më shumë sipërmarjen, e cila duhet ta gjejë vetveten, si një promotor zhvillimi. Sinergjia qeveri vendore me atë qëndrore është një element premtues për këtë gjë, por kjo duhet të ndodhë, edhe për ato bashki që mund të fitohen nga opozita, sepse jetojmë në demokraci. Ku ka sinergji vullnetesh dhe vizionesh, të qeverisjes vendore në përputhje me vizionin e qeverisjes qëndrore, gjërat ecin më mirë. Së dyti, Bashkia e re administrative hap një fronte pune të jashtëzakonshme, sepse ishkomunat afrohen jo vetëm nëpërmjet produkteve, të tyre blegtorale e bujqësore, por duhet të kthehen në guida turistike. Ky vizion mund të jetë integrues, njehësues të gjithë hapësirës. 

– Cilat janë alternativat e këshilltarëve të LSI për bashkinë e Tiranës?
LSI për Tiranën kërkon një zhvillim të gjithanshëm të ekonomisë dhe një punësim të sigurtë, sidomos të të rinjve, por edhe të gjithë qytetarëve. Jemi për hartimin e planeve urbanistike dhe për një lidhje më organike midis zonave rurale dhe industriale, jemi për shtimin e hapësirave të gjelbërta, kundër betonizimit të tepruar, dhe për një Tiranë të pastër, që të jetë një Tiranë që integron Shqipërinë, është modeli që ndërtohet imazhi i gjithë vendit. Kemi një plan të veçantë për rininë dhe gruan, sepse janë 2 shtyllat bazë të LSI dhe ka ndërtuar projekte e vizione të veçanta. Jemi edhe për ngritjen e qëndrave të trajnimit të produkteve bujqësore e blegtorale. Do të garantojmë edhe furnizimin me ujë 24 orë. Tirana nuk mund të durojë më depozitat mbi çati, e rrjetat kabllore nëpër rrugë, si rrjeta merimangash, të cilat ishin zotimet e Bashës, që nuk i realizoi dot. 

-Kohë më parë kryeministri Rama u bëri thirrje elektoratit që të mbështetë këshilltarët socialistë, e jo të LSI. Mos vallë ka konkurencë midis këshilltarëve të PS me ata të LSI?
Brenda së Majtës ne jemi konkurentë në kuptimin secila parti kërkon elektoratin e vet, sepse votuesi do të përcaktojë këshilltarin e vet. Ne u qëndrojmë besnikë qëndrimeve politike që janë marrë, por nga ana tjetër, ne kërkojmë që elektorati i Majtë të zgjedhë atë forcë politike, LSI apo PS, ku ai e ndjen veten më i përfaqësuar, sikundër kërkojmë që edhe elektorati që ka votuar djathtas të kuptojë se cila nga forcat politike është më e shpejtë dhe më e zhdërvjelltë në zgjidhjen e hallit të qytetarit.

– Mendoni se 2 – vjeçari i qeverisjes së Majtë, do të ndikojë në votën që do japë elektorati?
Reformat kanë qenë të dhimbshme, por ky vend nuk mund të avanconte më përpara, pa u bërë shtet. Reformat kanë synuar të ndërtojnë, t’i japin fytyrën shtetit, edhe pse në mjaft raste këto reforma kanë krijuar dhimbje në kategori të caktuara sociale. Qytetarët duhet të bëjmë dallimin midis faktit nëse ata do të preferojnë një shoqëri pa shtet, të zhvilluar në mënyrë kaotike, apo qytetarët do të dinë të kuptojnë se ndërtimi i shtetit e ndërton shtyllat bazë. Vënien e së drejtës atij që i takon. Domethënë, e bëmë këtë sakrificë, që secili të marrë atë që i takon. 

Programi i këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës 
– Çfarë përmban projekti juaj për gruan dhe rininë?
– Së pari, të inkurajojë gruan sipërmarrëse, t’i japim mbështetje financiare për të hapur biznes të ri e sidomos gratë që merren edhe me artizanatin, ngaqë Tirana ka një kulturë tradicionale për artizanatin. Kemi interesa të veçanta sidomos në trajnimin me kurse profesionale që gratë të konkurojnë me zotësi të sigurta për sipërmarrjet e tregun e punës. 
Së dyti, për rininë kemi projektë që të përgatimin rininë e së ardhmes. 60 % e grupit të këshilltarëve të LSI janë të rinjtë, sepse LSI mendon se rinia është ajo që kap më shpejt vizionin e ri, ka energjinë e duhur, por edhe ne duhet ta stimulojmë rininë që ta gjejë vetveten e vet në vendin e vet, të mos marrë rrugët e kurbetit, e dëshpëruar. Nxitim rininë në sipërmarrje, në projekte zhvillimi.
Sigal