Shezai Rrokaj: Kryeministri i fitoreve imagjinare

495
Sigal

Ish deputeti i LSI ka reaguar pas deklaratave që kryeministri Rama bëri sot nga Durrësi ku the se prej vitit 2013 papunësia është ulur nga 18,6% në 12% në vitin 2019. Ja çfarë shkruan Rrokaj në rrjetin social facebook.

“Sot në Durrës Kryeministri i fitoreve imagjinare tha se prej vitit 2013 papunësia është ulur nga 18,6% në 12% në vitin 2019. Unë mendoj se është ulur dhe më shumë. Zaten sa më shumë të qëndrojë në krye të vendit papunësia do të shkojë drejt zeros pasi të gjitha forcat aktive të punës do të kenë braktisur vendin. Nëse shifrat e tij mbajnë parasysh edhe ikjen masive të qytetarëve jashtë vendit ky po që është një rast kur kryeministri thotë të vërtetën”, shkruan Rrokaj.