Sherri në mbledhjen e PS-së, Rama i “sulet” Finos: Jemi live, jemi live

506
Si rrallë herë ditën e sotme Edi Rama zgjodhi ta zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me kamera, “larg” takimeve hermetike që herë pas herë komentohen në media një ditë më pas.
Risi ishte edhe që kjo mbledhje u mbajt në ambientet e kryesisë së Kuvendit dhe jo në seli.
Por sot ndodhi ajo që edhe vetë Rama nuk e priste, brenda grupit të PS-së, “plasi” debati, dhe ky debat po zhvillohej LIVE në sy të të gjithëve.
Fillimisht ishte ish- ministri “hatërmbetur” Saimir Tahiri, ai që plasi “bombën” në sy të Ramës duke kundërshtuar mos rritjen e pagave për anëtarët e procesit të vettingut.
Ndërsa pas tij ai që “shpërtheu” në kritika ishte kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.
“Herë tjetër të mos ndodhi më, vendime të tilla të mos kalojnë më në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave!”, u revoltua Braçe, që më pas solli edhe reagimin e kolegut të tij Bashkim Fino.
Por këtu ndodhi edhe ndërhyrja e Ramës sa më “këmbë e me duar” duke i treguar Finos që të mos zihej me Braçen pasi ishte duke u transmetuar direkt
“Jemi live! Jemi live!”i foli Rama më zë të ulët Finos, duke bërë me duar nga kamerat.
Sigal