Sherri në Kuvend/ Cili ishte epiteti që i vuri Rama Berishës që nxehu Flamur Nokën

596
Kryeministri Edi Rama i vuri një epitet paraardhësit të tij Sali Berisha, pas akuzave që ky i fundit tha ndaj tij në foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme. Rama e quajti Berishën ‘llaxore’, një term popullor i përafërt me fjalën thashethemaxhi. Pikërisht ky term acaroi deputetët e opozitës e më pas Noka iu afrua foltores për të ndërprerë Ramën.
“Sali mos kini asnjë merak, të gjitha do shkojnë në vendin e vet. Haka do shkojë tek i zoti. Është e padiskutueshme që këtu do jem edhe unë, edhe ti edhe Lulzimi edhe kushdo tjetër. Këtu do jemi Sali, besoje këtë gjë. Këtu do jemi dhe do shikojmë. Është një luftë që zhvillohet nga organet ligjzbatuese në bashkëpunim të ngushtë me agjenci të superspecializuara që janë në punë Sali. Janë në punë çdo ditë dhe shumë shpejt shqiptarët do të shohin edhe çfarë do t’u sjellë reforma në drejtësi, edhe çfarë do t’u sjellë vettingu, edhe çfarë do t’i sjellë operacioni Forca e ligjit dhe investimi në votën e 25 qershorit. Kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj politikë me emra kriminelësh dhe emra krushqsh. Këtë e ke si llaxorja e këtij vendi”, tha Rama.
Pas pushimit 5 minutësh dhe përjashtimit të Nokës, Rama shpjegoi sërish epitetin për Berishën.
“Çfarë thashë unë. Llaxore është kazan dixhital në këtë rast. Çfarë shqetësoheni, çfarë ju prek. Po ju përdoreni”, tha Rama.
Sigal