Sherri në Dibër, policia arreston zv/kryetarin e Bashkisë

401
Pas tensioneve të paradites së djeshme në Bashkinë e Dibrës, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë zëvendëskryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”. Policia bën të ditur gjithashtu se u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B. Sipas policisë, arrestimi i Canit u bë pasi rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit: D.M, 30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë ka dalë nga spitali; E.D, 33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi ka dalë nga spitali; H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë; L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.
Sigal